Connect with us

Bundesliga

Bundesliga – Pochetino drejt Bayern?

bundesliga

Starti i sezonit në Bundesliga nuk ka qenë i lehtë për rekordmenët gjermanë të Bayern Munich. Niko Kovac u shkarkua pas 10 ndeshjeve të para në të cilat bavarezët arritën të merrnin vetëm 18 nga 30 pikët e mundshme.

Që prej atij momenti në stol është ulur zv/trajneri Hans-Dieter Flick dhe në media qarkullojnë vazhdimisht emrat e trajnerëve të nivelit të lartë që momentalisht janë pa një ekip të cilët mund të jenë opsione për postin e trajnerit të Bayern.

Zhvillimet e ditëve të fundit kanë sjellë një tjetër emër në horizont për bavarezët. Mauricio Pochetino u shkarkua nga Tottenham mbrëmjen e të martës dhe u zëvendësua me portugezin Jose Mourinho mëngjesin e ditës tjetër. Argjentinasi arriti ta ngrinte ekipin londinez në një nivel tjetër gjatë 5 sezoneve të fundit, që kulmoi me arritjen në finale e Champions League sezonin e shkuar, por marrëdhënia me lojtarët pësoi një përkeqësim të ndjeshëm gjatë muajve në vijim dhe këtë sezon paraqitjet e skuadrës ishin tërësisht larg pritshmërive.

Megjithatë situata e lënë tek Tottenham nuk e ka prishur reputacionin e Pochetino. Argjentinasi arriti të krijonte një skuadër që luante një futboll fizik, por argëtues dhe me mentalitet sulmues, cilësi këto që do të përshateshin në mënyrë perfete me Bundesliga dhe me filozofinë e Bayern Munich.

Futbollistët e Bayern i janë përgjigjur pozitivisht trajnerit të përkohshëm Flick duke mposhtur Dortmund me rezultatin 4-0. Megjithatë klubi bavarez është duke marrë në konsideratë të gjitha opsionet dhe Pochetino duket një kandidat mjaft  i fortë për stolin e  kampionëve të Bundesliga.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bundesliga