Connect with us

Bundesliga

Ndeshjet kryesore të kësaj të shtune

ndeshjet kryesore

Premier League

Chelsea vs Crystal Palace

Chelsea dhe Crystal Palace do të përballen në ndeshjen e parë të Premier League këtë fundjavë. Chelsea vjen nga një nisje e ngadaltë e sezonit ku pas fitores në javën e parë, Blutë u mposhtën më pas nga Liverpool dhe barazuan 3-3 përballë West Brom.

Crystal Palace ndodhet momentalisht 2 pikë mbi Chelsea në renditje pasi kanë arritur të fitojnë 2 nga 3 ndeshjet e para të këtij sezoni. Pavarësisht humbjes në ndeshjet e fundit ndaj Everton, skuadra e Roy Hodgson duket ne formë të mirë dhe ka mbrojtjen e dytë me të mirë deri tani me vetëm 3 gola të pësuar.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Chelsea: 5
  • Barazim: 0
  • Crystal Palace: 0

Kualiteti dhe historia e përballjeve të fundit flasin për skuadrën e Frank Lampard, por Palace nuk ka për të qenë një kundërshtar i thjeshtë dhe në Stamord Bridge pritet të shohim një ndeshje me gola dhe spektakël.

Everton vs Brighton

Everton do të përpiqet të të arrijë fitoren e 4-t rresht në po kaq ndeshje dhe Brighton do ta ketë të vështirë ti ndalojë. Skuadra e Ancelotti ka qenë në formë të shkëlqyer dhe është një nga dy skuadrat që ndajnë kreun me pikë të plota.

Brighton ka 2 humbje dhe 1 fitore në 3 ndeshjet e para, por loja e tyre nuk ka qenë negative. Megjithatë ndaj një Evertoni që vjen në formë dhe i motivuar do të duhet të përmirësohen shumë për të marrë rezultat pozitiv.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Everton: 3
  • Barazim: 0
  • Brighton: 2

Për sa i përket 5 përballjeve të fundit mund të thuhet se secila skuadër ka fituar ndeshjet e luajtura në fushën e saj. Kjo statistikë së bashku me cilësinë dhe formën e treguar deri tani nga Everton, i bën ata favoritët e qartë të kësaj ndeshjeje.

Leeds United vs Manchester City

Marcelo Bielsa dhe Pep Guardiola do të vënë përballë skuadrat e tyre në një prej ndeshjeve më interesante të kësaj javë të Premier League. Leeds i sapongjitur nga Championship ka treguar ne këto javë të para se janë një skuadër me personalitet dhe një filozofi loje të mirëpërcaktuar. Leeds luan një futboll sulmues dhe ka arritur të fitojë 2 prej 3 ndeshjeve të para me humbjen e vetme që erdhi ne javën e parë përballë Liverpool në shifrat 4-3.

Manchester City ka luajtur 2 ndeshje deri tani në Premier League dhe pas fitores ndaj Wolves, Citizens u turpëruan në shtepi nga Leicester i Jamie Vardy. Guardiola patjetër që pret një reagim nga skuadra e tij në këtë ndeshje përndryshe starti i sezonit rrezikon të kthehet ne një zhgënjim.

Përballjet e fundit mes skuadrave janë shumë larg në kohë për tu marrë parasysh statistikisht, por nga paraqitjet e këtij sezoni ajo që pritet është nje ndeshje me shumë gola ndërsa kualiteti padyshim që është në anën e Manchester City.

Bundesliga

Dortmund vs Freiburg

Borussia Dortmund do të përpiqet të rikthehet tek fitorja pas humbje së papritur ndaj Augsburg javën e shkuar. Verdhezinjtë kanë 3 pikë në 2 ndeshje dhe në ndeshjen e kësaj jave në shtëpi u nevojitet patjetër një fitore për të rikthyer qetësinë dhe besimin.

Megjithatë Freiburg nuk duhet të nënvlerësohet në këtë takim pasi vijnë të pamposhtur pas 2 ndeshjeve të para duke grumbulluar 4 pikë prej tyre.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Dortmund 3
  • Barazim: 2
  • Freiburg: 0

Gjithcka në letër flet për një fitore të Dortmund, por verdhezinjtë duhet të tregojnë një lojë shumë më të mirë se ajo e javës së shkuar nëse duan të triumfojnë ndaj Freiburg.

Leipzig vs Schalke

Dy skuadrat e kësaj përballjeje kanë bërë starte krejtësisht të ndryshme të sezonit në 2 ndeshjet e para. Leipzig vjen pas 1 fitorje dhe 1 barazimi dhe do të kërkojë të vazhdojë me një tjetër rezultat pozitiv dhe duke qenë se luajnë në shtëpi, mund të kënaqen vetëm me fitore.

Schalke nga ana tjetër pësoi një humbje traumatike me shifrat 8-0 në fushën e Bayern Munich në ndeshjen hapëse, rezultat që u ndoq nga një tjetër humbje, kësaj rradhe në shtëpi ndaj Werder Bremen.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Leipzig: 3
  • Barazim: 1
  • Schalke: 1

Ecuria negative e Schalke pritet të vijojë me një tjetër humbje në këtë takim. Leipzig do të ishin përherë favoritë në fushën e tyre, por forma që rivalët e tyre kanë treguar e bën fitoren e djemve të Nagelsmann një rezultat thuajse të sigurt.

Serie A

Udinese vs Roma

Udinese do të kërkojë pikët e para të sezonit në Serie A, një mision ky që do të jetë i vështirë pasi përballë do të kenë kryeqytetasit e Roma.

As verdhekuqtë nuk e kanë nisur mrë këtë sezon ku në javën e parë u mposhtën 3-0 nga Verona. Megjithatë javën e shkuar bënë të vuajë kampionët në fuqi të Juventus në një ndeshje që përfudoi në shifrat 3-3. Ky rezultat, dhe mbi të gjitha loja e skuadrës, ka sjellë optimizëm në kampion kryeqytetas, por atmosfera positive do të vlejë vetëm nëse kurorëzohet me një fitore ndaj Udinese.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Udinese: 2
  • Barazim: 0
  • Roma: 3

Roma është favorite në këtë ndeshje dhe cdo rezultat tjetër vec fitores do të sillte pikëpyetje të mëdha mbi objektvat e skuadrës në këtë sezon.

La Liga

Atletico Madrid vs Villareal

Përballja kryesore e kësaj të shtune në La Liga do të jetë ajo e luajtur në Wanda Metropolitano ku vendasit e Atletico Madrid do të presin Villareal. Skuadra e Simeone ka 1 fitore dhe 1 barazim në 2 ndeshje të luajtura në të cilat ka shënuar 6 gola dhe ka pësuar 1.

Villareal ka luajtur 4 takime deri tani dhe ka grumbulluar 7 pikë pas 2 fitoresh, 1 barazimi dhe 1 humbjeje. Starti i sezonit për ta mund të quhet pozitiv, por padyshim që do ta kenë të vështirë të dalin me pikë nga kjo përballje në fushën e Atletico.

  • Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:
  • Atletico Madrid: 2
  • Barazim: 2
  • Villareal: 1

Pavarësisht formës së mirë të Villareal, gjithcka tjetër flet në favor të madrilenëve. Faktori fushë, përballjet direkte dhe mbi të gjitha kualiteti që kanë në skuadër bëjnë që skuadra e Simeone të shihet si favorite në këtë përballje dhe pritet të dali prej saj me 3 pikë.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bundesliga