Connect with us

Futboll

E diela Sportive – Ndeshjet kryesore!

rezultatet e ndeshjeve

Premier League

Arsenal vs Sheffield United

Arsenal u mposht nga Liverpool fundjavën e shkuar, por para kësaj skuadra e Arteta kishte arritur 2 fitore në javët e para. Fitorja në Carabao Cup në mesjavë po ndaj Liverpool bën që atmosfera në skuadër të jetë pozitive dhe fakti që luajnë në fushën e tyre i bën ata edhe më shumë favoritë.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Arsenal: 3
  • Barazim: 1
  • Sheffield United: 1

Sheffield aktualisht ka 0 pikë pas 3 ndeshjesh dhe gjasat që ata të dalin me pikë nga kjo përballje janë të pakta. Arsenal është qartësisht skuadra favorite në këtë takim.

Manchester United vs Tottenham

Përballja më e shumëpritur e kësaj jave të Premier League është ajo që do të luhet në Old Trafford mes Manchester United dhe Tottenham. Red Devils  kanë luajtur vetëm 2 takime deri tani dhe paraqitjet e tyre skanë qenë aspak bindëse, 1 humbje ndaj Crystal Palace dhe një fitore dramatike ndaj Brighton. Ndaj Tottenham skuadra e Solskjaer ka mundësinë ti shkundë dyshimet e krijuara nga ndeshjet e para dhe të rikthejnë qetësinë tek fansat e tyre.

Megjithatë ndaj Tottenham ska për të qenë një mision i thjeshtë. Skuadra e Mourinho ka marrë 4 pikë në 3 takime, por duhet thënë se ka treguar rritje nga ndeshja në ndeshje. Tekniku portugez ka bërë mjaft përforcime gjatë merkatos dhe cilësia në skuadër është rritur ndjeshëm. 

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

Manchester United: 3

Barazim: 1

Tottenham: 1

Të dyja skuadrat do të përpiqen të dalin me tre pikë nga kjo ndeshje, por gjithashtu do ti druhen rezultateve negative, të cilët do ta bënin zhgënjyes startin e sezonit për cilëndo prej tyre.  Në këto kushte barazimi shihet si rezultati më i mundshëm, megjithatë përballjet e këtij  kalibri janë të vështira për tu parashikuar.

Aston Villa vs Liverpool

Ky takim do të vërë përballë një skuadër që ka surprizuar në javët e para, me kampionët në fuqi të Premier League.  Aston Villa ka arritur 2 fitore në po kaq ndeshje duke arritur të shënojë 4 gola dhe të mos pësojë asnjë.

Nga ana tjetër Liverpool gjithashtu ka pikë të plota pas 3 ndeshjeve të luajtura dhe duket se e ka nisur këtë sezon me të njëjtin ritëm që u paraqit dhe sezonin e shkuar. Kampionët e Klopp kanë treguar sërish një futboll bindës dhe dominant ndaj dhe janë favoritë të qartë edhe në këtë takim.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Aston Villa: 1
  • Barazim: 0
  • Liverpool: 4

Liverpool pritet të vazhdojë me një tjetër fitore në Premier League. Aston Villa ka treguar një formë të mirë, por nuk duket se kanë kualitet të mjaftueshëm për të ndalur kampionët.

Bundesliga

Bayern Munich vs Hertha Berlin

Në 2 javët e para të Bundesliga të dyja skuadrat e kësaj përballje kanë dalë me nga 1 humbje dhe 1 barazim. Forma e jashtëzakonshme e kampionëve të Bayern Munich u ndërpre në mënyrë surprizë nga Hoffenhaim. Megjthatë djemtë e Hans Flick do të kenë mundësinë të rikthehen tek fitorja në këtë takim që e luajnë në shtëpi. 

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Bayern Munich: 2
  • Barazim: 2
  • Hertha Berlin: 1

Edhe pse në 5 ndeshjet e fundit ndaj Hertha bavarezët kanë vetëm 2 fitore, kësaj rradhe duken teper të fortë për të dështuar. Humbja ndaj Hoffenhaim i zbriti me këmbë në tokë, por nuk mjafton për të vënë në dyshim kualitetin e kampionëve të Gjermanisë dhe Europës.

Serie A

Lazio vs Inter

Ky takim do të vërë përallë dy skuadra që qenë rivalët kryesorë të Juventus sezonin e shkuar. Lazio vjen në këtë përballje pas 1 fitoreje dhe 1 barazimi, kurse skuadra e Conte ka 6 pikë të plota pas 2 ndeshjeve të para.

Faktori fushë është në krahun e kryeqytetasve, por Inter e ka përforcuar skuadrën këtë verë dhe do të kërkojë të konfirmojë veten si pretendentja kryesore që do të sfidojë kampionët për titullin e këtij edicioni të Serie A.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Lazio: 2
  • Barazim: 1
  • Inter: 2

Bilanci në përballjet direkte është tërësisht i barabartë. Edhe në këtë ndeshje barazimi duket mjaft i mundshëm, por Inter momentalisht duket më në formë dhe nëse djemtë e Conte do të jenë në një ditë të mirë mund të kthehen me 3 pikë nga kryeqyteti.

Milan vs Spezia

Milan ka 6 pikë të plota pas 2 ndeshjesh dhe pritet që të vazhdojë me një tjetër fitore edhe ndaj Spezia. Ibrahimovic do të mungojë pas diagnostifikimit me Covid-19, por kuqezinjtë duhet të tregojnë se nuk janë të varur nga prezenca e suedezit dhe ndaj një prej kundërsharëve më të lehtë në Serie A fitorja është një detyrim.

Juventus vs Napoli

Pirlo duket se ka sjellë një frymë të re tek kampionët në fuqi të Serie A, por ndaj Romës bardhezinjtë dolën me pikë falë formës së mirë që është duke kaluar Ronaldo. Portugezi ka shënuar 3 herë në 2 ndeshje të luajtura dhe do të kërkojë ta vazhdojë ecurinë e mirë edhe në këtë ndeshje, gjë që do ti vlejë edhe Juventusit për tu rikthyer tek fitorja.

Napoli i Gattuso vjen në këtë takim pas 2 fitoresh, 8 golash të shënuar dhe me portën ende të paprekur. Një fitore ndaj Juventus do ti bënte fansat të ëndërronin, por mbi të gjitha do ti jepnin skuadrës besimin se këtë sezon mund  të konkurrojnë për titullin kampion.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Juventus: 3
  • Barazim: 0
  • Napoli: 2

Prej vitesh kjo përballje është shndërruar në një prej kryendeshjeve të futbollit Italian. Këtë vit është ende herët për të gjykuar mbi shanser e skuadrave për titullin, por padiskutim që Juventus do të jetë skuadra për tu mundur. Megjithatë Napoli është duke kaluar një formë më të mirë, ndaj në Torino pritet të shohim një ndeshje mjaft të fortë dhe të balancuar.

La Liga

Levante vs Real Madrid

Lista e gjatë e dëmtimeve nuk duket se do tu ndahet madrilenëve edhe këtë sezon.  Pas dëmtimeve të Carvajal dhe Odriozola, Zidane ka humbur të dy opsionet kryesore për krahun e djathtë të mbrojtjes. Në këto kushte tekniku francez do të duhet të tregojë edhe njëherë tjetër se është i aftë të marrë rezultate pozitive me skuadrën që ka në dispoizion pavarësisht vështirësive.

Levante ka marrë 1 fitore dhe 2 humbje në 3 ndeshjet e para ndërsa Real Madrid e ka nisur shumë më pozitivisht me 2 fitore dhe 1 barazim. 

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Levante: 2
  • Barazim: 1
  • Real Madrid: 2

Përballjet direkte, munngesat në kampin madrilen dhe vështirësitë që ata kanë për të gjetur golin i japin shpresë Levantes së mund të arrijë të dalë më pikë nga ky takim. Por Real Madrid ka nevojë për një tjetër fitore për të ndërtuar një ecuri positive dhe për të mos tërhequr të tjera komente negative që edhe momentalisht nuk mungojnë në mediat spanjolle.

Barcelona vs Sevilla

Pas një starti perfekt me 2 fitore, katalanasit do të vihen këtë javë në provën e parë të vështirë të sezonit përballë Sevilla. Messi me shokë kanë arritur të lënë pas zhurmën e kësaj vere dhe kanë bërë paraqitje mjaft positive duke arritur të shënojnë 7 gola pa pësuar asnjë.

Sevilla e teknikut Julen Lopetegui vjen gjithashtu nga 2 fitore dhe pritet tja bëjë të vështirë Barcelonës marrjen e 3 pikëve.

Rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit mes skuadrave:

  • Barcelona: 3
  • Barazim: 1
  • Sevilla: 1

Barcelona është padyshim skuadra favorite, megjithatë për ta kjo sfidë në Camp Nou do të jetë një përpjekje për të konfirmuar se kanë rikthyer tek të qenit vetvetja dhe se janë gati të luftojnë për të rimarrë kurorën e kampionit të La Liga.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll