Connect with us

Futboll

Juventus pranë nënshkrimit me Chiesa

chiesa

Zonja e Vjeter duket se ka gjithcka gati për afrimin e talentit italian në garë për te cilin ishin edhe klube të tjera nga Serie A, por edhe jashtë saj.

Sipas Goal.com Chiesa do ti bashkohet skuadres se Andrea Pirlo në një huazim dy-vjecar me detyrim blerje nëse përmbushen disa klauzola të përcaktuara.

Juventus do të paguaj rreth 2 milion Euro në vitin e parë të huazimit, shumë  e cila do të rritet në 8 milion në vitin e dytë.

Më pas, nëse kushtet e përcaktuara mes klubeve përmbushen, bardhezinjtë do të paguajnë rreth 40 milion Euro për ta blerë përfundimisht lojtarin.

Një prej kushteve që përflitet se do ta detyronte Juventus të paguaj shumën e plotë është përfshirja e lojtarit në 60% të ndeshjeve apo klauzola të tjera qe varen nga golat apo asistet që italiani do të regjistrojë me fanellën e kampionëve.

Shumë shpejt pritet që Chiesa të kryejë vizitat mjekësore në Torino dhe pas kësaj cdo gjë do të jetë zyrtare.

Drejtuesit e Fiorentinës duket se e kanë pasur të pamundur ta mbajnë më gjatë ne ekip talentin e ri duke pasur parasysh interesin e madh të klubeve të mëdha, jo vetëm nga Serie A.

“Ka shumë klube që trokasin në derën tonë për Chiesa, disa prej tyre nga Anglia… të shohim. Për momentin është e nevojshme të mbyllim sezonin dhe lojtari momentalisht duket mjaft i përqëndruar për të luajtur mirë për ne,”

– ishin fjalët e nje prej drejtuesve të Fiorentina disa muaj me parë. Duket se tashmë momenti ku u duhet të ndahen me Chiesa ka ardhur dhe Juventus ka arritur të mposhtë konkurrencën për shërbimet e tij.

Chiesa u afrua nga Fiorentina ne vitin 2007 dhe u bë pjesë e ekipeve të moshave deri në vitin 2016 kur debutoi me ekipin e parë. Që nga ai moment Fiorentina është klubi i vetëm për të cilin ai ka luajtur, por duket se tashmë talenti italian është gati për te hedhur hapin e rradhës në karrierën e tij .

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll