Connect with us

Futboll

Arsenal transferon Thomas Partey nga Atletico Madrid

atletico madrid

Arsenal ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen për transferimin e Thomas Partey nga Atletico Madrid, një transferim i cili përflitej prej kohësh. Negociatat me spanjollët nuk ishin të thjeshta dhe shpeshherë u duk se ky transferim nuk do të permbushej, por tashmë mesfushori Ganez do të jetë në dispozicion të Arteta dhe padiskutim do të jetë një vlerë e shtuar për londinezët.

Për Partey Arsenal pagoi 45 milion £ dhe futbollisti firmosi një kontratë 4-vjecare me opsion rinovimi edhe për vit tjetër. Ne lidhje me këtë transferim drejtori teknik i londinezëve u shpreh:

“Thomas ka të gjitha cilësitë për të qenë një futbollist i rëndësishëm për Arsenal. Ai është një lider në fushë dhe ekzaktësisht lloji i lojtarit dhe personit që duam të kemi në klub.

Për shkak të punës që kemi bërë duke analizuar performacat e tij na duket se që tani e njohim mjaft mirë Thomas. Me lojën e tij gjithpërfshirëse dhe me stilin e tij agresiv, ai ka për të qenë një afrim i shkëlqyer për skuadrën tonë. Ne kemi bërë një start të mirë të sezonit dhe duam të vazhdojmë kështu edhe me ndihmën e Thomas.”

Ndërsa trajneri i Arsenal, Mikel Arteta shtoi:

“Ne e kemi vëzhguar Thomas prej kohësh, prandaj jemi mjaft të kenaqur që ti shtojmë skuadrës një lojtar me cilësitë e tij.

Ai është një mesfushor dinamik, shumë energjik dhe me shumë eksperiencë të fituar në një klub të madh si Atletico Madrid.

Është nje lojtar mjaft inteligjent dhe presim që ai të integrohet shpejt me sistemin tonë dhe të kontribuojë në progresin që jemi duke bërë.”

Thomas Partey është tashmë një futbollist i Arsenal dhe tashmë mbetet për tu parë sesi Arteta do të arrijë ta perfshijë atë në mesfushën e londinezëve për të marrë më të mirën prej tij.

Objektivi kryesor i Arsenal kete sezon do të jetë të luftojnë për të dalë në 4 vendet e para dhe të kualifikohen për në Champions League, një garë kjo që nuk ka për të qenë aspak e thjeshtë duke pasur parasysh kualitetin e skuadrave të tjera të cilat kanë të njejtin objektiv madhor.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: 20 kuriozitete për futbollin - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll