Connect with us

Futboll

Modric flet në mbrojtje të Bale

modric

Gareth Bale u transferua tek Tottenham muajin e shkuar pas 7 vitesh tek Real Madrid. Periudha e tij në Spanjë u karakterizua nga trofe të shumtë të fituar, por gjatë sezoneve të fundit edhe nga kritika të shumta.

Në lidhje me mënyrën si u trajtua Bale nga mediat dhe fansat në Madrid ka folur ditët e fundit edhe Luka Modric.

Ai e ka mbrojtur Uellsianin duke thënë se ky i fundit nuk ka shkaktuar kurrë probleme në kampin madrilen dhe u ka sugjeruar fansave të kujtohen për sukseset që skuadra arriti me Bale në përbërje të saj.

“Unë kam luajtur me Gareth në pjesën më te madhe të karrierës time dhe ai është një person fantastik. Ai thjesht është i ndrojtur, ashtu si unë.

Gjërat që u thanë për të ishin të padrejta, ai u gjykua vetëm për sezonet e fundit, por ajo që ai ka dhënë për Real Madrid është impresive dhe do të mbahet mend si një lojtar që ka arritur shumë me këtë klub.

Ai nuk pati kurrë probleme me shoket e skuadrës, fliste Spanjisht dhe bënte shaka me ne. Në vitet e fundit shumë gjera janë thëne padrejtësiht dhe kanë bërë që të harrohen arritjet e tij. Kur të kalojnë disa kohë njerëzit do të kujtohen se sa i rëndsishëm ka qenë ai.

Cdo person ka mënyrën e vet të të sjellurit dhe ai ndoshta nuk shoqërohej shumë, por në dhomat e zhveshjes ai ka qenë përherë një koleg shumë i mirë. Prandaj më vjen keq që gjërat që ai ka arritur janë harruar gjatë vitit të fundit.”

Bale tashmë ndodhet në huazim te Tottenham, por pritet që transferimi i tij në Londër të zgjatet përtej këtij sezoni.

Tottenham është paraqitur  mjaft mirë në ndeshjet e para dhe, me rikthimin e Gareth Bale pas ndërprerjes së kombëtareve, do të ketë një armë më shumë në përpjekjen për të arritur objektivat madhorë që Jose Mourinho kërkon të arrijë këtë sezon.


Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll