Connect with us

Futboll

Chelsea mposht Tottenham, Lampard triumfon ndaj Mourinho

chelsea lampard

Skuadra e Chelsea shënoi një fitore mjaft të rëndësishme në luftën për të qënë pjesë e top-katërshes në “Premier League”. Ekipi i drejtuar nga Frank Lampard mposhti me rezultatin 2-1 në Stamford Bridge, rivalët direkt për vendin e katërt, Tottenham Hotspur.

“Blutë e Londrës” shkuan në dhomat e zhveshjes me 3 pikë të siguruara, në atë që u cilësua si një përballje mes Frank Lampard dhe Jose Mourinhos, mentorit të tij të vjetër.

Në këtë ndeshje, trajneri i bluve bëri katër ndryshime nga formacioni i javës së kaluar në disfatën 2-0 përballë Manchester United. Ishte sulmuesi francez Olivier Giroud, i cili në minutën e 15’ të takimit mposhti portierin Hugo Lloris me një goditje të mirëkalibruar.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0, me Chelsean jo vetëm në avantazh, por në kontroll të lojës. Shumë pak dhanë në fushë nga ana tjetër lojtarët e Tottenham.

Në pjesën e dytë pritej që Tottenham të zbriste në fushë me një strategji të re, por ndodhi krejt e kundërta. Në minutën e 48’ Marcos Alonso shënoi një gol mjaft të bukur për Chelsea pas një pasimi të marrë nga Barkley. 2-0 dhe Tottenham janë në telashe pa nisur mirë pjesa e dytë.

Ekipi i Mourinhos nuk reagoi siç duhet, dhe shanset për të depërtuar në mbrojtjen e Chelsea ishin të pakta. Tottenham do të shkurtonte diferencën vetëm në minutën e 89’ falë një autogoli të Antonio Rudiger. Takimi mbyllet kështu në shifrat 2-1.

Gjerat mund të kishin shkuar akoma dhe më keq për skuadrën e Mourinhos pas ndërhyrjes së gabuar dhe mjaft të rëndë të Giovani lo Celso ndaj kapitenit të bluve Cesar Azpilicueta.

Lojtari i Tottenham u ndëshkua vetëm me kartonin e verdhë pas konsultimit me sistemin VAR.

Një vendim ky që shkaktoi mjaft polemika, por që në fund, nuk ndikoi në suksesin e skuadrës së Frank Lampard.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Modric flet në mbrojtje të Bale - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll