Connect with us

Futboll

Sterling: Real Madrid është një klub fantastik

sterling

Raheem Sterling është përfolur prej kohësh si një futbollist që gjendet në listën e dëshirave të Los Blancos. Përjashtimi i Manchester City nga kompeticionet Europiane ka bërë që në media të spekulohet për largime të yjeve të skuadrës në merkaton e ardhshme dhe një nga emrat më të përmendur është edhe Sterling.

Megjithatë vetë futbollisti  ka thënë se e vlerëson klubin madrilen, por është i lumtur tek Manchester City.

“Momentalisht jam i lumtur tek City, por duhet të them se Real Madrid është një klub fantastik. Kur sheh fanellën e bardhë e di se cfarë ajo përfaqëson, një klub të madh. Por në të njëjtën kohë, unë kam një kontratë me Manchester City dhe duhet ta respektoj atë. “

Real Madrid dhe Manchester City do të përballen javën e ardhshme në Champions League në një nga ndeshjet më të forta të kësaj faze të kompeticionit.

Me Zidane në stol madrilenët kanë arritur ta fitojnë tre herë rradhazi këtë trofe dhe rikthimi i tij këtë sezon u jep shpresë atyre për të bërë më mirë se sezonin e shkuar. Në lidhje me Zidane, Sterling u shpreh:

“Mendoj se të fitosh Champions League kaq shumë herë dhe aq më tepër rradhazi është shumë e vështirë. Nuk mendoj se është fat, disa njerëz kanë një mentalitet fitues dhe ai fiton me cdo mënyrë të mundshme.”

“Ky mentalitet është dicka që ai e ka zhvilluar gjatë karrierës së madhe si futbollist dhe po e vazhdon edhe si trajner.”

Gjatë sezoneve të fundit Sterling ka arritur një tjetër nivel futbollistik. Anglezi ka përmirësuar ndjeshëm shifrat e golave të shënuar dhe kjo ka bërë që shumë klube europiane, mes tyre edhe Real Madrid, ta dëshirojnë në skuadër.

Megjithatë duket se lojtari është plotësisht i përqëndruar tek arritja e suksesit me Manchester City që shihen si një prej favoritëve për fitimin e Champions League.

Sterling duket i lumtur në Premier League, por nëse Manchester City nuk arrin të rrëzojë vendimin e UEFA, lojtarit mund ti lindin dyshime për të ardhmen. Nëse kjo ndodh, Real Madrid do të jetë padyshim një destinacion i mundshëm.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll