Connect with us

Futboll

Hazard dëmtohet sërish, mungon ndaj City dhe Barcelona

hazard

Mbrëmjen e së shtunës Real Madrid humbi më shumë se një ndeshje të La Liga. Dështimi ndaj Levante bëri që madrilenët të dorëzonin kreun me Barcelonën që tashmë ngjitet në vend të parë pas fitores ndaj Eibar.

Por bilanci negativ i kësaj fundjave tek Los Blancos nuk përfundon me kaq. Eden Hazard u zëvendësua në pjesën e dytë pas një dëmtimi dhe pritet të mungojë në përballjet e rëndësishme që madrilenët do të kenë në vijim.

Hazard ka vuajtur disa herë prej dëmtimeve që prej transferimit tek Real Madrid, por pritej që rikthimi i tij ta ndihmonte skuadrën në muajt deciziv të sezonit. Kjo mesa duket nuk do të ndodhë, pasi belgu pësoi një tjetër dëmtim dhe u largua nga fusha pas 67 minutash në përballjen me Levante.

Klubi tashmë ka konfirmuar dëmtimin duke shtuar se bëhet fjalë për një frakturë në kycin e këmbës së djathtë. Tashmë Real Madrid nuk do të ketë në dispozicion një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës. Për më tepër kjo goditje vjen për ta bjen në prag të një jave decizive për arritjen e ojektivave të sezonit.

Në mesjavë skuadra e Zidane do të përballet me Manchester City, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8 të Champions League. Më pas në fundjavë madrilenët do të presin Barcelonën në El Classicon e dytë të sezont.

Dy ndeshje që padyshim vlejnë shumë dhe rezulati i të cilave mund të kushtëzojë shpresat e tyre për fitimin e trofeve këtë sezon.

Objektivat janë gjithmonë të qarta për Real Madrid në fillim të cdo sezoni, të luftohet për triumfin në të gjitha kompeticionet. Por madrilenët janë tashmë jashtë Copa del Rey dhe një humbje në El Classico do ti conte në -5 nga Barcelona në La Liga. Humbja e një prej lojtarëve më të rëndësishëm, sic është Eden Hazard, i bën gjërat edhe më të vështira.

Megjithatë skuadra e Zidane ka treguar se di të fitojë edhe kur mungojnë lojtarë të rëndësishëm. Nëse do tja dalë ta bëjë këtë gjë edhe kësaj here, mbetet për tu parë.

Nëse rezultatet janë pozitive, madrilenët do të vazhdojnë të luftojnë për të dyja trofetë. Në të kundërt, Real Madrid rrezikon përsëritjen e sezonit të shkuar që u mbyll pa trofe dhe me shumë dyshime për të ardhmen e skuadrës.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll