Connect with us

Futboll

Henderson jashtë fushës së blertë, Klopp konfirmon shkallën e dëmtimit

henderson

Lajme jo të mira vijnë për skuadrën e Liverpool. Kapiteni i “The Reds”, Jordan Henderson do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre javë.

Konfirmimi ka ardhur nga vet trajneri i skuadrës, Jurgen Klopp. Henderson u dëmtua gjatë përballjes kundër Atletico Madrid, e vlefshme për Champions League. Ndeshje në të cilën Liverpool u mund me rezultatin minimal 1-0 nga djemtë e Simeones.

Kapiteni i “The Reds” u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 80’ dhe u zëvëndësua nga veterani James Milner. Trajneri Jurgen Klopp ka folur rreth dëmtimit:

“Kemi parë shumë dëmtime të ngjashme në Premier League, si për shembull rasti i Harry Kane. Por mund t’ju them se nuk është aq keq. Henderson do të jetë jashtë fushave për të paktën tre javë. Kjo sigurisht që nuk na pëlqen, por nga këndvështrimi jonë mendoj se jemi me fat.”

Shoku i skuadrës i Henderson te përfaqësuesja angleze, sulmuesi Harry Kane po vuan ende pasojat e një dëmtimi të ngjashëm. Lojtari i Tottenham i është nënshtruar një operacioni dhe do të jetë jashtë fushave deri në muajin prill.

Për sa i përket gjendjes së Liverpool, Henderson është padyshim një humbje që ndikon në balancën e lojës së ekipit. “The Reds” janë në një pike kritike të sezonit, ku ndeshja më e rëndësishme është akti i dytë i përballjes me Atletico Madrid në Champions League.

Djemtë e Klopp i pret një sfidë e vështirë, duke marrë parasysh faktin se sa e vështirë është të depërtosh në mbrojtjen e spanjollëve.

Gjithashtu në harkun kohor të tre javëve në vijim, Liverpool do të luajë kundër West Ham United, Watford dhe Bournemouth, të gjitha ndeshje të vlefshme për Premier League. 

Pavarësisht dëmtimit të Henderson, Klopp ka qetësuar fansat duke thënë se përveç Jordan, të gjithë lojtarët e tjerë janë në formë mjaft të mirë fizike.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Werner: Do të përshtatesha mjaft mirë tek Liverpool - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll