Connect with us

Bundesliga

Werner: Do të përshtatesha mjaft mirë tek Liverpool

Werner

Një tjetër javë e Bundesliga, një tjetër gol nga Timo Werner. Ky gol i realizuar në fitoren 0-5 të Leipzig ndaj Schalke, e con sulmuesin gjerman në shifrën e 21 golave në ligë dhe 27 në të gjitha kompeticionet.

Aftësitë e tij përpara portës po e ndihmojnë Leipzig të luftojë për titullin e Bundesliga këtë sezon. Megjithatë duket se në të ardhmen sulmuesi do të kërkojë një aventurë të re.

Shumë skuadra e monitorojnë prej kohësh situatën e 23-vjecarit dhe mes tyre janë edhe kampionët e Europës, Liverpool. I pyetur në lidhje me Klopp dhe skuadrën e tij, Werner u shpreh:

“Klopp është një prej trajnerëve më të mirë në botë, gjithashtu është gjerman. Shumë gjëra sugjerojnë se do të përshtatesha mjaft mirë tek Liverpool, duke përfshirë edhe stilin tim të lojës. Por për momentin nuk jam duke menduar për këtë gjë, pasi kemi ende shumë për të bërë me Leipzig.”

Sulmuesi gjerman duket mjaft i përqëndruar tek arritja e sukseseve me Leipzig dhe më pas me kombëtaren gjermane në Euro 2020. Megjithatë ka pranuar se më pas, do të nisë të mendojë edhe për të ardhmen e tij.

“Nuk përjashtoj asnjë mundësi. Në verë do të luajmë në Europian dhe dua të fokusohem tek ai kompeticion. Për gjithcka tjetër do të mendohem në fund të sezonit.”

Ndërkohë tek Leipzig nuk dëshirojnë të humbasin një lojtar me cilësitë e Werner. Trajneri i skuadrës, Julian Nagelsmann ka komentuar edhe zërat për transferimin e futbollistit tek Liverpool duke thënë:

“Do të jetë më e vështirë për Timo Werner të luajë tek Liverpool në krahasim me Leipzig. Në vitet e para atje nuk do të ketë statusin që ka këtu, dhe këtë gjë ja kam thënë.”

Nagelsmann padyshim që ka të drejtë në vrojtimin e mësipërm. Në një skuadër me sulmues si Mane, Salah, Firmino do të jetë e vështirë për Werner për të luajtur thuajse cdo ndeshje si titullar, si po bën aktualisht.

Megjithatë futbollisti ka nevojë të hedhë hapin e rradhës në karrierën e tij. Leipzig është duke bërë mirë, por është ende larg nivelit të gjigantëve europian. Dhe me cilësitë që Werner zotëron, mund të gjente vend në secilin prej klubeve të mëdha. 

Për të mësuar të ardhmen e Werner na duhet të presim. Gjatë muajve në vazhdim do të kemi mundësinë të ndjekim ecurinë e tij me Lepzig dhe performancën me kombëtaren gjermane. Vetëm pas kësaj do të mësojmë se cili do të jetë hapi i rradhës në karrierë për një nga talentet më të mëdha të futbollit gjerman.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bundesliga