Connect with us

Futboll

Frika nga coronavirus, Inter luan me dyer të mbyllura

coronavirus

Klubi i Inter ka vendosur që ndeshja e kthimit në shtëpi, kundër Ludogorets, e vlefshme për Europa League, të luhet me dyer të mbyllura. Kjo pikërisht nga frika për përhapjen e të famshmit coronavirus. Inter ishte një nga 4 klubet italiane që shtynë ndeshjet e javës në Serie A, për të njejtën arsye.

Marrëveshja për të luajtur në stadium pa tifozë është arritur pas diskutimeve mes klubit italian dhe UEFA-s. Ndërkohë parashikohej se rreth 600 fansa të Ludogorets do të udhëtonin nga Bullgaria për të parë ndeshjen.

Coronavirus ka patur impakt mjaft të madh këto ditë në Itali. Me 165 raste të konfirmuara deri tani, gadishulli Apenin është vendi më i prekur momentalisht në Europë. Kjo sigurisht do të linte pasojat e saj dhe në jetën sportive.

Ndërkaq, nuk dihet ende se si do të zhvillohet përballja mes Juventus dhe Inter në Torino, e parashikuar për të dielën e ardhshme. Gabriele Gravina, kreu i federates italiane të futbollit, ka bërë të qartë se federata kërkon me ngulm që ndeshjet në vijim të Serie A, të luhen në stadium të mbyllura pa tifozë. Siç e tha dhe vet Gravina, kjo mund të hyjë në fuqi duke filluar nga e diela.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaroi mbi situatën:

“Dhe unë jam një fans i madh i sportit, por në këtë moment që jemi duhet të vuajmë pak. Nuk e di nëse masat që kemi marrë deri tani (ndalimi i eventeve të mëdhaja publike) do të vazhdojnë të jenë në fuqi dhe javën tjetër.”

Në zonat e Lombardisë dhe Venetos, disa krahina të vogla janë në izolim total, dhe rreth 50,000 banorë nuk mund të largohen pa leje speciale.

Në Itali, gjithashtu janë shtyrë ndeshjet e kampionatit kombëtar të Rugby-s, si dhe shumë evenimente të tjera, jo vetëm sportive.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll