Connect with us

Champions League

Guardiola dhe objektivi Champions League, rruga drejt triumfit nis ndaj Real Madrid

guardiola real madrid

Sezoni i Manchester City ka padyshim një objektiv madhor, suksesin në Champions League. Me Liverpool që është arratisur në krye të Premier League, fokusi i skuadrës së Guardiola është triumfi në Europë. Aq më tepër kur merr parasysh se klubi mund të përjashtohet nga kompeticioni në 2 vitet e ardhshme nëse nuk rrëzohet vendimi i UEFA.

Këto faktorë padyshim do ta bëjnë trajnerin e Citizens që ti dhurojë vëmendje maksimale përballjes së kësaj mesjave. Guardiola nuk e fiton trofeun e Champions League që prej vitit 2011 kur drejtonte Barcelonën. Nuk arriti ta bënte me Bayern Munich dhe as me Manchester City deri tani.

Në rrugën e Guardiola do të jetë një njohje e vjetër, pikërisht Real Madrid. Bilanci i tij ndaj madrilenëve është mjaft pozitiv. Në 17 përballje numëron 9 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje.

Megjithatë tekniku katalanas nuk ka luajtur asnjë ndeshje përballë Real Madrid në stolin e Manchester City ndaj dhe do të jetë interesante për tu parë mënyra sesi ai do ta vendosë skuadrën në fushë për këtë përballje.

Gjatë muajve të fundit, Guardiola ka bërë shpesh ndryshime në formacionin e tij duke e  përshtatur në varësi të kundërshtarit. Ndoshta kësaj here nuk do do të eksperimentojë dhe do të shohim sërish një 4-3-3 me fokus në qarkullimin e topit dhe lojën sulmuese.

Por eksperienca e Guardiola në futbollin spanjoll bën që ai ta ketë të qartë aftësinë e skuadrave të La Liga në qarkullimin e topit. Ndoshta kjo do të bëjë që ky aspekt të jetë më pak qëllim i lojës skuadrës së tij.

Pavarësisht hipotezave të mësipërme për mënyrën sesi Manchester City do të luajë, në këtë ndeshje ata vijnë si favoritë. Real Madrid vjen nga një moment negativ në La Liga ku kanë vetëm 1 fitore në 4 ndeshjet e fundit. Për më tepër madrilenët do të përballen me Barcelonën në fundjavë dhe gjithashtu do të kenë mungesën e Eden Hazard.

Kjo situatë e madrilenëve padyshim i jep një avantazh më shumë skuadrës së Guardiola, por duhet thënë se edhe në kushte normale, Manchester City sërish do të ishte favorit. Prej largimit të Ronaldo, Los Blancos kanë humbur një pjesë të madhe të forcës goditëse të tyre.

Për më tepër loja e tyre gjatë dy sezoneve të fundit është larg më të mirës edhe pse me Zidane në stol përmirësimet kanë qenë të dukshme. Ndërsa City në të njëjtën periudhë ka qenë një prej skuadrave më të forta në Europë.

Kjo ndeshje do të jetë decizive për sezonin e Manchester City. Guardiola është shprehur pak kohë më parë se nëse nuk do të fitonte Champions League me City do të shihej si dështim. Momentalisht në rrugën e tij ndodhet një rival me histori të madhe në kët

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League