Connect with us

Champions League

Bayern turpëron Chelsean, Barcelona nuk shkon më shumë se barazimi

chelsean

Mbrëmja e së martës ka risjellë dhe një herë për sportdashësit emocionet e UEFA Champions League. Dy ishin përballjet e zhvilluara këtë mbrëmje, ajo mes Chelsea dhe gjermanëve të Bayern Munich, si dhe sfida mes Napolit vendas dhe katalanasve të Barcelonës.

Për anglezët e Chelsea mund të thuhet me plot gojë se ëndrra europiane tashmë ka marrë fund. Kjo pasi “Blutë e Londrës” janë mundur me rezultatin e thellë 3-0, në Stamford Bridge nga Bayern Munich.

Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, gjithçka foli për miqtë. Ishte Serge Gnabry i cili shënoi golin e parë për Bayern në minutën e 51’. Vetëm tre minuta më vonë në të 54’, përsëri Gnabry shënoi golin e dytë për gjermanët duke kaluar miqtë në avantazh të dyfishtë.

Reagimi nga Chelsea i Frank Lampard ishte mjaft i vakët, dhe në minutën e 76’ anglezët pësuan dhe golin e tretë, me autor bomberin Robert Lewandowski.

Për t’i përkeqësuar gjërat, blutë do të ngeleshin me 10 lojtarë, pasi në minutën e 83’, Marcos Alonso la fushën e blertë i ndëshkuar me karton të kuq. Një paraqitje për tu harruar nga skuadra e drejtuar nga Lampard dhe shumë pak shpresa për kualifikim në ndeshjen e kthimit.

Në krahun tjetër, Barcelona e Lionel Messit nuk shkoi më shumë se barazimi në Itali kundër ekipit të Napolit.

Ishin të zotët e shtëpisë që kaluan të parët në avantazh me Dries Mertens në  minutën e 30’ të pjesës së parë. Barcelona si gjithmonë dominoi zotërimin e topit, por katalanasit dështuan në finalizimin e rasteve për të shënuar. 

Goli i barazimit erdhi vetëm në pjesën e dytë me autor Antoine Griezmann në minutën e 57’ të takimit. Napoli vendas ndjeu presionin e katalanasve në pjesën e dytë por takimi u mbyll në shifrat 1-1. Për tu përmendur është fakti se në minutën e 89’, Arturo Vidal la skuadrën e tij me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë.

Rezultati 1-1 lë çdo gjë të hapur për sfidën e kthimit në Camp Nou, dhe italianët kanë mundësinë të surprizojnë. 

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League