Connect with us

Bundesliga

Joshua Zirkzee, surpriza e fundvitit tek Bayern

Joshua Zirkzee

Nxjerrja e talenteve të reja ka qenë gjithmonë pjesë e kulturës së klubit bavarez. Ndoshta vitet e fundit Bayern Munich është bazuar tek futbollistë të mirënjour për të arritur sukseset, por duhet të kujtojmë se në fillim të kësaj dekade rekordmenët e Bundesliga kishin në përbërje futbollistë të rinj si Thomas Muller, Toni Kroos, David Alaba etj, të cilët në vazhdim do të transformoheshin në yje të futbollit botëror.

Këtë sezon Bayern ka qenë shpeshherë në vështirësi dhe gara për titullin e Bundesliga duket më e komplikuar. Pavarësisht formës së skuadrës sulmuesi polak Lewandowski ka pasur një ecuri të jashtëzakonshme për sa i përket shënimit të golave. Por në ndeshjet e fundit në Bundesliga për këtë vit, një tjetër emër ka rrëmbyer skenën tek bavarezët.

Joshua Zirkzee është vetëm 18 vjec dhe momenti i hyrjes së tij në fushë në kohën shtesë  përballë Freiburg mund të ketë shkaktuar konfuzion tek ndjekësit e asaj ndeshje.

Kjo për faktin se rezultati ishte 1-1 dhe futbollisti që do ti linte vendin ishte Coutinho. Megjithatë shumë shpejt konfuzioni do të shdërrohej në festë. Në prekjen e parë të topit në Bundesliga, Joshua Zirkzee do të shënonte golin e avantazhit për Bayern Munich duke i hapur rrugën fitores së ekipit të tij.

Një javë më vonë pëballë Wolfsburg rezultati ishte 0-0 dhe Flick do të aktivizonte sërish Zirkzee nga stoli. Vetëm 2 minuta më vonë 18-vjecari shënoi një tjetër gol të rëndësishëm dhe Bayern e mbylli ndeshjen me fitoren 2-0.

I pyetur në lidhje me Zirkzee, David Alaba do të shprehej:

“Joshua Zirkzee është integruar mirë në skuadër që nga dita e parë, ai i kupton gjërat shpejt dhe gjithmonë dëshiron të mësojë. Është bukur të shohësh që kjo po i shpërblehet.”

Është ende herët për të bërë parashikime mbi Joshua Zirkzee, por të zbresësh në fushë për një nga klubet më të mëdha të futbollit dhe të kesh menjëherë impakt pozitiv është mjaft e vështirë, dhe kur këtë e bën një adoleshent është padyshim impresive.

Nëse ai vazhdon të progresojë në zhvillimin e cilësive të tij, Bayern Munich dhe Bundesliga do të kenë mundësinë për të shijuar nga afër një tjetër talent të madh.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bundesliga