Connect with us

Bundesliga

Liverpool, Chelsea apo United? Ja opsionet e Jadon Sancho

Jadon Sancho

Merkatoja e janarit u mbyll dhe pavarësisht shumë spekulimeve për një lëvizje, Jadon Sancho është ende pjesë e Dortmund. Por vera e ardhshme pritet të jetë një moment deçiziv në karrierën e lojtarit, i cili me shumë mundësi do të lërë kampionatin gjerman.

Për talentin vetëm 19 vjeçar ka folur ish futbollisti i njohur anglez, Glen Johnson. Sipas tij të gjitha klubet që e kanë mundësinë financiare për të transferuar Sancho, duan ta kenë atë në skuadrën e tyre. Prandaj, lojtari i Dortmund duhet të tregohet i kujdesshëm në zgjedhjen e aventurës së tij të re. Glen Johnson ka thënë:

“Të gjitha klubet e duan Sancho. Por, mendoj se një transferim te Manchester United do të ishte i gabuar. Sigurisht United janë një klub fantastik dhe do të dukej shumë bukur në cv-n e tij, por “Djajtë e Kuq” nuk janë në momentin e tyre më të mirë. Mendoj se në qoftë se Sancho do të transferohej atje do të kishte shumë presion mbi shpatulla për një lojtar të ri 19 vjeçar.”

“Vet transferimi në “Premier League” është një sfidë më vete. Një djalë i ri si Sancho nuk ka nevojë të ngrejë lart flamurin tek Manchester United.

Këtë gjë e ka bërë kohët e fundit Rashford, ai ka marrë përgjegjësitë mbi supe dhe trupi i tij po vuan pasojat. Duhet të tregohesh shumë i kujdesshëm me futbollistët e rinj, ndonjëherë harrojmë që janë duke u rritur.”

Glen Johnson është i mendimit se një transferim te Chelsea apo Liverpool do ti mundësonte Jadon Sancho një integrim më gradual në skuadër. Rrjedhimisht lojtari do të kishte kohën e nevojshme për tu rritur profesionalisht në mënyrën e duhur.

Pritet të shohim se çfarë do të rezervojë merkatoja e ardhshme për talentin e Dortmund Jadon Sancho. Nga informacionet paraprake, dhe një transferim surprizë në Spanjë është brenda mundësive.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bundesliga