Connect with us

Futboll

Raiola: Pogba nuk do të ishte kundër rikthimit tek Juventus

Pogba

Agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola, ka deklaruar së fundmi se klienti i tij nuk do ta kundërshtonte një transferim tek ish-skuadra e tij Juventus në përfundim të këtij sezoni.

Francezi kaloi nga Juventus tek Manchester United në verën e vitit 2016 për një shifer rekord, por aventura e tij tek Red Devils është karakterizuar nga lëkundje të shpeshta të formës.

Shumë fansa të United mendojnë se Pogba nuk ka arritur ta persërisë formën e treguar në Serie A dhe si rrjedhim nuk e ka justifikuar investimin e madh që klubi ka bërë tek ai.

Prej kohësh kanë qarkulluar zëra për nje largim të mundshëm të Pogba. Real Madrid është përfolur shpesh si një destinacion i mundshëm , me trajnerin Zidane që e pëlqen së tepërmi lojtarin. 

Megjithatë së fundmi është shfaqur edhe ideja e një rikthimi tek Juventus, skuadër me të cilën Pogba arriti të njihej si një prej talenteve më të mëdha të futbollit europian.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, i ka nxitur edhe më shumë zërat e merkatos me një deklaratë të ditëve të fundit:

“Italia është si një shtëpi e dytë për Pogba. Ai nuk dò të ishte kundër idesë per tu rikthyer tek Juventus, por do të shohim cdo të ndodhë pas Euro 2020.”

Pavarësisht spekulimeve mbi të ardhmen e tij, fokusi kryesor i Pogba aktualisht mbetet rikthimi në fushë pas periudhës së dëmtimit.

Rikthimi i tij në fushën e lojës pritet të ndodhë muajin e ardhshëm dhe padyshim prezenca e një lojtari me kualitetin e tij do të jetë një ndihmë e madhe për Manchester United në perpjekjen e tyre për tu kualifikuar në Champions League.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll