Connect with us

Futboll

Solskjaer: United duhet të ndjekë shembullin e Liverpool

solskjaer

Trajneri i Manchester United, Ole Solskjaer beson se skuadra e tij duhet të gjejë inspirimin te rivalët e Liverpool.

Anglezët gjenden në vendin e tetë në “Premier League”, me vetëm 25 pikë të grumbulluara. Një rekord nga më negativët ky në historinë e skuadrës nga Manchesteri. Por trajneri norvegjez beson në ringritjen e ekipit të tij.

Solskjaer ka pranuar se skuadra nuk është atje ku duhet të jetë, por ka vetëbesim se United do të ecë përpara, ashtu siç ka ndodhur me Liverpool në vitet e fundit. Trajneri është shprehur për mediat:

“Ne duam të jemi një skuadër dominuese që thyen skuadrat e tjera. I janë dashur Liverpool disa vite për të arritur në këtë fazë, dhe ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë ekipin tonë.

Sepse duam të bëjmë të njejtën gjë. Jemi të mirë në kundërsulm dhe kemi lojtarë të shpejtë. Duhet të vazhdojmë kështu.”, deklaroi Ole Solskjaer.

Gjithashtu ai shtoi: “Kemi aftësinë të krijojmë shumë shanse për shënim, por sa herë që humbasim topin lëmë shumë hapësira.

Duhet të kemi më shumë kontroll dhe të ndalojmë kundërsulmet e kundërshtarëve. Manchester United po ecën në këtë drejtim dhe jam i bindur se do të rritemi më shumë këtë sezon dhe vitin tjetër.”

Shpresat për vendin e katërt në “Premier League” sa vijnë e veniten për skuadrën e Solskjaer, por megjithatë llogaritë ende nuk janë mbyllur. United qëndron 7 pikë larg skuadrës se Chelsea, që mban vendin e katërt me 32 pikë në renditje.

Gjithsesi në Angli, është ende gjysma e mbetur e sezonit për tu luajtur, dhe gara për një vend në “Champions League” është e hapur.

Pas pushimeve të shkurtra do të shohim nëse “Djajtë e Kuq” do të rikuperojnë diçka në lojën e tyre, apo do të mbyllin një tjetër vit zhgënjyes dhe larg pritshmërive të fansave.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Man United kërkon Gedson Fernandes - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll