Connect with us

Futboll

Talentet e Premier League, kush do të shkëlqejë në 2020?

futbolli anglez

Futbolli anglez gjithmonë ka prodhuar futbollistë të një niveli të lartë, por globalizimi i futbollit dhe presioni që skuadrat kanë për rezultate bën që fokusi të qëndrojë tek blerja e futbollistëve të mirënjohur duke anashkaluar shpesh të rinjtë e talantuar që presin të hedhin hapat e para.

Megjithatë aftësia për të nxjerrë futbollistë cilësorë nga akademia është një motiv krenarie për klubet e Premier League.  Le të shohim se cilët janë disa prej të rinjve për tu parë tek futbolli anglez gjatë vitit në vijim.

Mason Greenwood (Manchester United)

Historia e Manchester United është e lidhur fort me futbollistët e rinj. Nga “Busby Babes” tek  “The Class of ‘92” nxjerrja e talenteve është në kulturën e këtij klubi.

Këtë sezon emri i Mason Greenwood është më i lakuari tek Manchester United. Edhe pse vetëm 18 vjec, Greenwood është aktivizuar shpesh si zëvendësues nga trajneri Solskjaer dhe ka arritur të realizojë 7 gola deri tani këtë sezon.

Gabriel Martinelli (Arsenal)

Në një sezon për tu harruar deri tani për shumë prej futbollistëve të Arsenal, Martinelli ka shkëlqyer sa herë i është dhënë mundësia. Braziliani u transferua nga Ituano për vetëm 6 milionë pound dhe që tani ka nisur të bëhet një arsye ekzaltimi në klubin londinez.

Martinelli është aktivizuar në 17 ndeshje gjatë këtij sezoni dhe ka shënuar 8 gola për Arsenal.

Callum Hudson-Odoi (Chelsea)

Talentet e Chelsea kanë rrëmbyer skenën këtë sezon.  Megjithatë një prej lojtarëve më të talentuar të Chelsea ende nuk ka treguar më të mirën e tij. Hudson-Odoi u rikthye nga dëmtimet që e përndoqën para nisjes së sezonit dhe ende nuk ka arritur  formën optimale, por kualiteti i tij bën që të mbetet një prej futbollistëve të rinj për tu parë në 2020. Le të shohim nëse do të jetë ky viti ku Hudson-Odoi hedh hapin e rradhës drejt suksesit.

Phil Foden (Manchester City)

Pep Guardiola u shpreh pak javë më parë se Phil Foden është një prej të rinjve më të talentuar që kishte parë. Nëse marrim parasysh talentet që trajneri spanjoll ka drejtuar tek ekipet e tij, atëherë ky përcaktim mjafton për të pritur gjëra të mëdha nga i riu anglez.

Me David Silva dhe Fernandinho që pritet të largohen nga Manchester City në fund të këtij sezoni,ndoshta faza e dytë e 2019/20 do të shërbejë si një periudhë tranzicioni për Foden.

Nëse fjalët e Guardiola rezultojnë të vërteta, atëherë mesfusha e Manchester City do ta ruajë cilësinë e lartë me praninë e Foden në përbërje të saj.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll