Connect with us

Futboll

Gareth Southgate: Ja shanset e Anglisë në Euro 2020

Gareth

Në një intervistë për Sky Sports, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur mbi” Euro 2020”, ofertat nga “Premier League” si dhe të ardhmen e tij pas europianit të vitit të ardhshëm. 

I pyetur fillimisht për shanset e Anglisë për të triumfuar në “Euro 2020” Southgate u përgjigj:

“Mendoj se kemi shanset tona për të fituar trofeun. Jemi të avantazhuar dhe nga fakti që gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në Londër. Gjithsesi them se më të avantazhuarit janë Franca dhe Belgjika. Dy skuadra me një nivel shumë të lartë futbolli vitet e fundit. Pse jo dhe Portugalia? Janë kampionët e edicionit të kaluar dhe fituan dhe “Ligën e Kombeve”. Ata dinë si të fitojnë.”

Gareth u pyet dhe mbi shqetësimin e tij më të madh, në lidhje me skuadrën për europianin e ardhshëm. Anglezi u përgjigj:

“Mendoj se skuadra do të vihet në teste më të vështira në fazën mbrojtëse. Përgjithësisht kemi qënë mirë kur mbrojmë si një ekip i tërë, por ka situata në të cilat shpërqëndrohemi. Gjithashtu ka dhe lojtarë në prapavijë të cilët nuk po aktivizohen rregullisht me klubet e tyre. Kjo gjë mund të na sjellë probleme.”

I pyetur për fatin e tij pas mbarimit  të “Euro 2020” dhe për oferta nga “Premier League”, Southgate deklaroi:

“Ndihem i plotësuar dhe i lumtur në rolin që kam. Është privilegj i madh të jesh trajner i Anglisë. Mendoj se përfaqësuesja ka ende shumë objektiva për të arritur, dhe për këtë jam këtu.

Nuk kam marrë asnjë telefonatë për një ofertë konkrrete nga skuadrat e “Premier League”. Dhe kjo sepse të gjithë e dinë se sa i përkushtuar jam unë në punën që po bëj.”

Gareth u pyet dhe nëse do të vazhdonte drejtimin e “Tre Luanëve” nëse do të fitonte “Euro 2020”. Anglezi u përgjigj duke qeshur: 

“Le të shpresojmë që do të duhet të shqetësohemi për këtë gjë !”

Burimi: Sky Sports

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll