Connect with us

Futboll

Zlatan Ibrahimovic zyrtarisht lojtar i Milan

Zlatan ibrahimovich

Klubi i Milan ka bërë sot zyrtar lajmin e transferimit të Zlatan Ibrahimovic. Një lëvizje e pritshme kjo ,pasi raportimet për bisedime mes klubit dhe lojtarit kishin kohë që qarkullonin në media.

Zlatan ka luajtur përgjatë viteve 2010-2012 me skuadrën e Milan në “Serie A”. 38 vjeçari shënoi 56 gola në 85 ndeshje.

Lajmi për rikthimin e tij është pritur me shumë bujë nga fansat e klubit legjendar, por nuk kanë munguar dhe zërat skeptikë rreth këtij transferimi.

Shumë prej tifozëve të Milan janë shprehur në rrjetet sociale se një Ibrahimovic tashmë 38 vjeçar, nuk mund të jetë kurrsesi zgjidhja e problemeve të klubit.

Kujtojme se “Kuqezinjtë” janë në formën e tyre më të dobët ndër vite. Ata kanë shënuar vetëm 16 gola në kampionat dhe mbajnë vendin e 11 në renditjen e “Serie A”.

Ibrahimovic është rikthyer në Itali pas një aventure mjaft të suksesshme në MLS, kampionatin amerikan të futbollit. Zlatan e mbylli kapitullin LA Galaxy me 31 gola të shënuar në 31 ndeshje.

Ndërkaq sipas raportimeve, interes për Ibrahimovic kishin shfaqur dhe ekipet e Napoli dhe Bologna. Gjithsesi nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare apo bisedime mes klubeve dhe agjentit të lojtarit.

Dhe sigurisht oferta e Milan ka qënë ajo më tunduesja për suedezin. Ibra është tashmë pjesë e skuadrës së Stefano Piolit. 

Mbetet të shikojmë se sa do të jetë në gjendje Zlatan, që me eksperiencën e tij, të nxjerrë nga gjendja e vështirë klubin historik të Milan. 7 herë fituesit e “Champions League” janë shumë larg objektivave europianë, por pritshmëritë janë gjithmonë të larta. 

Dhe këtu hyn në lojë karakteri i suedezit. Përveç aftësive si futbollist, Zlatan Ibrahimovic njihet gjithashtu edhe për shpirtin e tij luftarak dhe ambicien e lartë për të triumfuar në fushën e blertë. Karakteristika që Milani i Piolit i kërkon prej kohësh.

Burimi i lajmit: Sky Italy

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll