Connect with us

Futboll

120-vjetori i Milan, momentet kryesore në historinë e kuqezinjve

milan

Milan mund të jetë në gjendje të vështitë aktualisht, por pesha e një fanelle nuk e humbet vlerën aq lehtë. Cilido qoftë pozicioni i një futbolldashësi, fans, rival apo neutral, askush nuk mundet ta mohojë madhështinë e klubit kuqezi.

Gjatë kësaj jave, Milan festoi 120-vjetorin e themelimit. Në një histori kaq të pasur nuk është e thjeshtë të përzgjedhësh momentet më domethënëse, por Onefootball ka publikuar një listë me 10 momentet kryesore në historinë 120-vjecare të klubit të Serie A. Le të shohim cilat janë.

Themelimi i Milan

Milan u themelua nga anglezët Herbert Kilpin dhe Alfred Edwards. Falë këtij të fundit klubi mban ngjyrat kuqezi. Edwards u bë presidenti i parë i Milan ndërsa Kilpin trajneri i tyre i parë.

Pas krijimit të klubit Edwards do të shprehej:

“Ne do të jemi një skuadër djajsh. Ngjyrat tona do të jenë e kuqja si zjarri dhe e zeza si frika që do tu fusim kundërshtarëve.”

Edwards

Titulli i parë 

Vetëm 2 vjet pas themelimit, Milan arriti të fitonte titullin e parë të kampionatit të dikurshëm Italian. Në këto vite të hershme të futbollit italin, kuqezinjtë nuk shiheshin si favoritë, por ata përmbysën pritshmëritë dhe triumfuan.

Derbi i parë në San Siro

Viti 1926 ishte viti i përfundimit të ndërtimit të Stadiumit Legjendar në San Siro. Derbi i parë në këtë stadium u luajt më 19 Shtator 1926 dhe ishte vetëm një miqësore të cilën Milan e humbi.

Aktualisht kur po diskutohet e ardhmjë e situatës së stadiumit për Milan dhe Inter, është e rëndësishme mos të harrohet historia e këtij stadiumi mitik.

Transferimi i yllit të parë

Shumë legjenda të futbollit kanë veshur fanellën e Milan, por nëse do ti kthehemi blerjes së parë të rëndësishme mund të përmendim sulmuesin belg, Louis Van Hege. Vetëm 21 vjecar kur u transfrua tek kuqezinjtë, belgu do të shënonte 98 gola në 91 ndeshje për klubin duke u shpallur dy herë golashënuesi më i mirë.

Rikthimi i lavdisë së Milan

Nga viti 1907 deri 1951 Milan nuk do të arrinte të fitonte kampionatin, pra për plot 44 vite. Megjithatë kjo do të ndryshonte në vitin 1951 ku kuqezinjtë të udhëhequr nga treshja suedeze Gren, Nordahl, Liedholm do të fitonin Serie A.

Prezantimi në skenën e të mëdhenjve

Gjatë viteve 50’ Milan arriti të shkëlqente edhe në arenën europiane. Kuqezinjtë fituan 2 herë Latin Cup gjatë kësaj periudhe. Rëndësia e këtyre sukseseve ishte fakti që Milan ishte i vetmi klub Italian që fitonte këtë lloj kompeticioni.

Mbërritja e djaloshit të artë

Një nga transferimet më të mira në historinë kuqezi ndodhi në vitin 1960 dhe futbollisti ishte Gianni Rivera, vetëm 16 vjec në atë moment. Rivera u bë futbollisti i parë i Milan dhe që fitonte Topin e Artë dhe gjithashtu italiani i parë që vlerësohej me këtë cmim.

Trofeu i parë i Champions League

Pavarësisht dështimit për tu kualifikuar në këtë kompeticion vitet e fundit, Milan vazhdon të jetë klubi i dytë me më shumë Champions League të fituara me 7 të tilla. Suksesi i parë në kompeticionin më të madh europian erdhi në vitin 1963.

Mbërritja e Berlusconi tek Milan

Pjesa e parë e viteve 80’ nuk ishte e mirë për Milan, por kjo do të ndryshonte në vitin 1986 kur Silvio Berlusconi do të blinte kuqezinjtë dhe do ti shndërronte në vazhdim në klubin më të mirë në botë.

Presidenti afroi trajnerin Arrigo Sachi dhe investoi në lojtarë si Ruud Gullit, Marco van Basten dhe Frank Rijkaard dhe suksesi nuk do të vononte të vinte. Në fundin e viteve 80’ Milan ishte forcë dominante në futbollin Italian dhe kjo ecuri e mirë do të vazhdonte edhe më vonë nën drejtimin e trajnerëve si Capello dhe Ancelotti.

Gjatë presidencës 31-vjecare të Berlusconi klubi arriti të fitonte 29 trofe ku vlen të përmenden 7 tituj të Serie A dhe 5 Champions League.

Momenti aktual

Ky ndoshta nuk është një moment pozitiv për klubin, por gjithsesi është mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e Milan. Pas problemeve të pronësisë gjatë kësaj dekade, skuadra po fillon të rigjejë stabilitet. 

Në këtë 120 vjetor të një prej klubeve më të mëdha të Serie A dhe futbollit europian, le të vlerësojmë historinë e këtij klubi dhe të shpresojmë që Milani i madh të rikthehet sa më shpejt.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Zlatan Ibrahimovic zyrtarisht lojtar i Milan - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll