Connect with us

Futboll

Man United kërkon Gedson Fernandes

Fernandez

Skuadra e Manchester United ka shprehur interesin e saj për mesfushorin e talentuar të Benficës, Gedson Fernandes. 20 vjeçari portugez nuk ka luajtur në 7 ndeshjet e fundit për ekipin e tij. Kjo gjë ka ndikuar që të lëkunden pozitat e tij tek Benfica e drejtuar nga Bruno Lage.

Raportohet se përfaqësues të lojtarit kanë qënë në Angli për të biseduar me të gjitha palët e interesuara në transferimin e Fernandes. Agjentët e lojtarit kanë ofruar çmimin prej 34 milionë paundë për blerjen e  kartonit të mesfushorit.

Besohej se klauzola fillestare për prishjen e kontratës së Gedson Fernandez ishte 102 milionë paundë. Por klubi i Benficës e di shumë mirë se nuk mund të marrë atë shumë nga një lojtar që nuk është aktivizuar rregullisht kohët e fundit.

Ndërkohë te Manchester United, trajneri Ole Solskjaer ka folur mbi merkaton e janarit. Sipas tij United do të hyjë në merkato, vetëm nëse gjen lojtarin e duhur, që i përshtatet strategjisë afatgjatë të klubit.

Dhe duket se rasti i Gedson Fernandes është pikërisht ajo që i nevojitet anglezëve. Sipas Sky News, portugezi është një ndër objektivat kryesorë të Manchester United këtë sezon transferimesh.

Nga ana tjetër, pas dështimit të transferimit të Erling Haaland, i cili iu bashkua Dortmund, United është në kërkim për një sulmues. Transferimi i Romelo Lukaku tek Inter ka lënë një hendek të madh në repartin ofensiv të “Djajëve të Kuq”.

Një emër mjaft i përfolur është ai i Moussa Dembele, sulmuesit të Lyon. 23 vjeçari francez ka qënë prej kohësh në radarët e Manchester United. Sipas raportimeve anglezët tentuan dhe gjatë merkatos së verës transferimin e Dembele, por lëvizja nuk u bë realitet.

Këtë merkato janari Solskjaer nuk duhet të humbasë asnjë shans tjetër për të rregulluar gjendjen në ekipin e tij. Një tjetër merkato e menduar jo mirë mund tju kushtojë shumë “Djajëve të Kuq”.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll