Connect with us

Futboll

Cristiano Ronaldo në një film ?! Ja planet e CR7

cr7

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, CR7, ka ndarë me mediat planet e tij për të ardhmen, gjatë një konference sportive në Dubai. Portugezi është shprehur se dëshiron të luajë futboll për aq sa është e mundur.

Por, pasi të shkëputet nga fusha e blertë, CR7 ka shprehur simpatinë e tij për tu përfshirë në industrinë kinematografike.

Një deklaratë e çuditshme që ka habitur jo pak adhuruesit e lojtarit. Vetë Cristiano ka thënë:

“Do të shkëputem në momentin që trupi im nuk më përgjigjet më në mënyrën e duhur. Disa vite më parë mosha maksimale e të luajturit futboll ishte 30-32 vjeç.

Ndërkohë sot ke lojtarë dhe 40 vjeç në fushën e lojës. Aspiroj të vazhdoj studimet e mia pasi të lë futbollin. Shpresoj të jetoj gjatë që të mësoj gjëra të reja dhe të përballem me sfida të tjera. Një nga gjërat që dua të sfidoj veten është për shembull, të luaj në një film.”

I pyetur nga gazetarët për një karrierë të mundshme si trajner Ronaldo nuk është shprehur shumë entuziast. Superstari i Juventus ka thënë se për momentin nuk i intereson një karrierë si trajner dhe nuk e shikon veten në atë rol. Por portugezi mund ta konsiderojë në të ardhmen e largët.

Cristiano Ronaldo ( CR7 ) ka shtuar:

“Une them gjithmonë se është e rëndësishme të mësosh gjëra të reja. Ky është dhe qëllimi im. Gjithmonë mundohem të edukoj veten. Kam vënë re se studimet e mia i japin përgjigje shumë pyetjeve që kam në kokë.

Duhet të mësojmë më të mirën nga të tjerët, dhe kjo ka luajtur një rol kyç në ato çfarë unë kam arritur si lojtar.”

Forma mbresëlënëse e portugezit, për një 34 vjeçar, na bën të besojmë se do ta shikojmë ende për shumë kohë në fushën e lojës.

Dhe duke njohur karakterin e yllit të Juventus, askush nuk do të habitej nëse në të ardhmen, atij do t’i akordohej dhe një çmim Oskar !

Burimi: goal.com

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll