Connect with us

Futboll

Viti i Ri do të nisë… me Premier League!

viti i ri

Viti i ri është një periudhë festash, në të cilën shumica e aktiviteteve ngadalësojnë ritmin dhe njerëzit shijojnë disa ditë pushimi.

E njëtja gjë ndodh edhe në futboll, ku kampionatet ndalen për një pushim rreth dy javor për të rinisur më pas në vitin pasardhës me energji të reja.

Përjashtim nga ky rregull bën futbolli anglez dhe Premier League, në të cilën këto ditë festive janë të mbushura edhe me futboll. Tashmë kemi lënë pas Boxing Day dhe java e rradhës në Premier League do të nisë të luhet në datën 1 Janar 2020.

Viti i ri futbollistik do të celet nga përballjet Brighton vs Chelsea dhe Burnley vs Aston Villa. Vëmendja do të jetë padyshim tek ekipi londinez i Frank Lampard, të cilët pas fitores në fushën e Arsenal do të përpiqen të vendosin një ecuri rezultatesh të mira në përpjekje për të konsoliduar pozitat e tyre në 4 vendet e para.

Tottenham dhe Leicester do të luajnë në transfertë këtë javë, përkatësisht me Southampton dhe Newcastle. Djemtë e Jose Mourinho do të mundohen të lënë pas zhgënjimin që solli barazimi me Norwich ndërsa Leicester do të provojë të shkurtojë diferencën me kryesuesit e Liverpool edhe pse shpresat e tyre për titull duken mjaft të zbehta momentalisht.

Arsyeja pse këtë sezon duket sikur lufta për titull ka përfunduar që në Dhjetor, është forma e skuadrës së Jurgen Klopp. Liverpool ka fituar 18 nga 19 ndeshjet e luajtura dhe vazhdon të jetë e pamposhtur në Premier league. Këtë javë do të përballen me Sheffield United në Anfield, stadium ku nuk humbasin prej 50 ndeshjesh.

Dy përballjet më interesante të kësaj jave të Premier League do të jenë Manchester City vs Everton dhe Arsenal vs Manchester United. Guardiola dhe Ancelotti janë në drejtim të dy ekipeve me objektiva shumë të ndryshëm nga njëra tjetra, por që të dyja kanë nevojë për 3 pikët.

 Ndërsa Arteta do të përpiqet të marrë fitoren e parë nën drejtimin e Arsenal në një përballje që në fillim të këtij shekulli , ishtë më e forta në Angli, Arsenal vs Manchester United.

Tani skuadrat janë nën nivelin e statusit të tyre megjithatë kjo ndeshje mbetet gjithsesi ndër më të shumëpriturat në futbollin anglez.

Në një periudhë ku të tjerët festojnë, këta futbollistë do të duhet të zbresin në fushë. Dhe nëse këtij shpërqëndrimi i shtohet lodhja e grumbulluar gjatë ndeshjeve të mesjavës, kjo javë e Premier League mund të prodhojë rezultate surprizë. Le të shohim cdo të ndodhë dhe të shpresojmë për një nisje spektakolare të vitit.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll