Connect with us

Futboll

Pep Guardiola: Gara për titull ka mbaruar

pep guardiola

Pas një humbjeje shokuese 3-2 kundër Wolverhampton Wanderers në “Premier League”, Pep Guardiola deklaroi për mediat atë që të gjithë prisnin. Lufta për titullin kampion në ishull ka marrë fund. Kanë qënë pikërisht këto fjalët e trajnerit të Manchester City i pyetur në intervistën pas disfatës.

“Avantazhi ( I Liverpool ) është shumë i madh, po, gara për titull ka mbaruar.”

Skuadra e Manchester City është mundur në 5 përballje këtë pjesë të pare të sezonit. Ndërkohë vitin e kaluar, në sezonin 2018-2019, “Qytetarët” humbën vetëm 4 ndeshje gjatë gjithë kampionatit.

Skuadra e Pep Guardiola gjendet 14 pikë prapa Liverpool dhe 1 pikë larg Leicester City në renditjen e “Premier League”. Ndërkohë djemtë e Jurgen Klopp kanë dhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Liverpool ka lëshuar vetëm dy pikë përgjatë ndeshjeve në kampionat.

I vënë përballë këtyre rrethanave Pep Guardiola ka thënë:

“Duhet të jemi realist dhe mos të mendojmë më për Liverpool. Objektivi ynë tani është Leicester, pra vendi i dytë. E di shumë mirë që skuadra ime ka kualitet, por kjo është situata momentale.

Gjithashtu nuk do ti japim prioritet “Champions League”, “FA Cup” apo “Carabao Cup”. Duhet të jemi sa më të balancuar dhe të luftojmë në të gjitha kompeticionet, ndryshe nuk do jemi në Europë vitin tjetër.”

Pas humbjes në kampionat, për mediat ka folur dhe lojtari i talentuar i City, Bernardo Silva:

“Është një situatë jo e mirë për ne. Kemi kaluar një gjysmë të parë të sezonit shumë frustruese. Askush nuk priste që në këtë pikë të ishim kaq larg në renditje nga Liverpool. Por tani duhet të ecim përpara. Nuk mendoj se gara për titull është e mbyllur, por do të jetë shumë e vështirë.”

Manchester City do të përballet me Real Madrid në fazën e 1/16 në “Champions League”. Ndërsa në datë 7 janar do të kemi një super përballje Manchester City-Manchester United, e vlefshme për “Carabao Cup”.

Burimi: BBC Sports

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll