Connect with us

Futboll

Kulusevski kryen vizitat mjekësore tek Juventus

Kulusevski

Dejan Kulusevski ëstë një futbollist nën pronësinë e Atalantas, por që këtë sezon po luan tek Parma. Megjithatë e ardhmja e 19-vecarit nuk do të jetë në asnjërin prej këtyre ekipeve.

Kulusevski ëstë përfolur prej kohësh si një prej objektvave të merkatos së Inter, por duket se rivalët e tyre të Serie A, bardhezinjtë e Juventus, i kanë mposhtur zikaltrit për sa i përket këtij transferimi.

Mesfushori ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore që i paraprijnë firmës së tij me klubin e ri. Përflitet se Juventus do të paguajë 35 milionë euro për transferimin e suedezit dhe Sarri do të dëshironte ta kishte në përbërjen e skuadrës që këtë muaj, por tek Parma presin që ai të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Kulusevski pritet të firmosë një kontratë me vlerë 2.5 milionë euro në sezon me kohëzgjatje deri në vitin 2024. Mesfushori suedez ka shënuar 4 gola në Serie A këtë sezon dhe ka qenë një ndër më të mirët tek Parma që momentalisht renditet në vendin e 7-të.

Ky është edhe motivi që Parma nuk dëshiron ta lërë të largohet në këtë pikë të sezonit, pasi në këtë mënyrë do të humbiste një nga lojtarët kyc të skuadrës.

Duket se me këtë transferim Juventus po nis të mendojë edhe për të ardhmen dhe ndoshta Kulusevski nuk do të jetë transferimi i vetëm i këtij lloji që Zonja e Vjetër do të bëjë në vazhdim.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll