Connect with us

Futboll

Merkatoja e Janarit, ja transferimet e mundshme

merkato e janarit

Lamë pas vitin 2019 dhe jemi tani në janar 2020. Një periudhë e rëndësishme për klubet europiane pasi zyrtarisht kemi hyrë në merkaton futbollistike të janarit.

Skuadrat do të përpiqen të forcojnë pozitat e tyre duke bërë afrimet dhe largimet e nevojshme. Duke marrë këtë parasysh, BBC Sport ka publikuar emrat e futbollistëve që kanë më shumë mundësi për të ndërruar ekipin ku aktivizohen. Ja lista:

Paul Pogba

Paul Pogba

Francezi është përfolur në çdo sezon transferimesh dhe është gjithmonë në qëndër të vëmendjes së mediave sportive. Pogba është përfolur për një lëvizje të mundshme te Real Madrid, Barcelona por dhe Juventus.

Për shkak të një dëmtimi ai nuk ka luajtur shumë minuta këtë sezon me Manchester United dhe kjo mund të jetë një arsye shtesë për një lëvizje të mundshme.

Megjithëse para pak kohësh, trajneri i United, Solskjaer deklaroi se Pogba nuk do të shitet, asnjëherë nuk i dihet. Një ofertë tunduese nga galaktikët e Real Madrid mund të bindë drejtuesit e Manchester United

Gareth Bale

Gareth Bale

Përplasjet me fansat dhe marrëdhënia delikate me Zinedine Zidane, mund të jenë faktorë që Gareth Bale të lërë Real Madrid në janar. Uellsiani 30 vjeçar është përfolur për një lëvizje të mundshme te anglezët e Manchester United. Ndërkohë qarkullojnë dhe fjalë, për një marrëveshje të mundshme mes Real Madrid dhe Manchester United, për një ndërrim kokë më kokë Bale-Pogba. Një lëvizje që do të bënte vërtet shumë bujë, por na mbetet të presim.

Edinson Cavani

Edinson Cavani

Uruguajani që aktivizohet me PSG e ka gjithmonë e më të vështirë të gjejë hapësira në një skuadër me emra si Mauro Icardi, Kylian Mbappe dhe Neymar. Shume media e kanë lidhur Cavanin me një transferim të mundshëm te Atletico Madrid.

Cavani ka shënuar vetëm 3 gola këtë sezon dhe kontrata e tij më PSG mbaron në qershor. Kjo do të thotë se kartoni i lojtarit mund të vijë me një çmim të favorshëm në janar.

Lucas Torreira

Lucas Torreira

Mesfushori i talentuar i Arsenal pati një debutim mjaft të mirë sezonin e parë në Londër. Megjithatë gjërat duket se ndryshuan, sidomos me ardhjen e Mikel Arteta si trajner i ri te Arsenal.

Duket se asnjë lojtar i “Topçinjëve” nuk e ka vendin e sigurt në skuadër. Për shërbimet e Torreira është i interesuar klubi i Napolit në Itali. Vet lojtari mund të preferojë një lëvizje në Serie A, pasi është aktivizuar më pare me skuadrën e Sampdorias

Jadon Sancho

Jadon Sancho

Talenti vetëm 19 vjeçar i Borussia Dortmund ka qënë prej kohësh në shënjestrën e gjigandëve europianë si Manchester City, Manchester United, Real Madrid Chelsea etj.

Duke qënë se Dortmund zyrtarizoi transferimin e Erling Haaland në ekip, drejtuesit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Sancho. E sigurt është që kartoni për shërbimet e futbollistit nuk do vijë lirë.

Timo Werner

Timo Werner

Sulmuesi i talentuar ka luajtur një rol kyç për skuadrën e tij, dhe falë 18 golave të shënuar në kampionat, Leipzig udhëheq garën për titull në Gjermani.

Sigurisht këtë performanca nuk mund të mos u binin në sy ekipeve si Real Madrid, Chelsea apo Liverpool. Kartoni i Werner vlerësohet me 60 milionë paundë, dhe nqs arrihet akordi i duhur ai mund të lërë Leipzig këtë merkato janari.

Olivier Giroud

olivier Giroud

Sulmuesi i shpallur kampion bote me Francën ka humbur pozitat e tij tek Chelsea i drejtuar nga Frank Lampard. Kontrata e Giroud me Chelsea skadon në verë dhe sipas raportimeve, për të kanë shprehur interes Atletico Madrid dhe Inter. Francezi do të ishte një zgjedhje perfekte për çdo skuadër europiane që i nevojitet një golashënues i rregullt.

Burimi: BBC Sport

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll