Connect with us

Futboll

Liverpool, një vit pa humbje në Premier League

liverpool

Fitorja e Liverpool ndaj Sheffield United solli 3 pikët e rradhës për ta, por jo vetëm kaq. Tashmë djemtë e Klopp janë të pamposhtur prej 1 viti në Premier League me humbjen e fundit që daton më 3 Janar 2019 ndaj Manchester City. 

Që prej atij momenti The Reds kanë luajtur 37 ndeshje në të cilat kanë grumbulluar 101 pikë gjithsej, pa njohur asnjë humbje. Me këtë ecuri të jashtëzakonshme skuadra aktuale e Liverpool i bashkohet Arsenal dhe Chelsea në listën e skuadrave që e kanë arritur këtë rekord.

Por cilat janë disa prej statistikave të skuadrës së Klopp gjatë këaj periudhe?

Liverpool ka fituar 32 nga 37 ndeshjet e luajtura, pra një mesatare prej 2.72 pikëve për ndeshje. The Reds e mbyllën sezonin e shkuar me 9 fitore rresht, por pa arritur të fitonin titullin.

Megjithatë ata e mbartën këtë formë të mirë edhe në sezonin aktual duke arritur 19 fitore dhe 1 barazim deri tani, duke kryesuar kështu bindshëm me 13 pikë më shumë nga vendi i dytë edhe pse kanë luajtur një ndeshje më pak.

Klopp duket se ka ndërtuar një makineri perfekte, por padyshim pika më e fortë e skuadrës është treshja e sulmit e përbërë nga Firmino, Mane dhe Salah.

Nga 89 golat e shënuara nga Liverpool në Premier League gjatë kësaj periudhe si të pamposhtur, Firmino shënoi 10 gola, Mane 19 gola dhe Salah 25 gola. Ndërsa për sa i përket numrit të asisteve futbollistët që kanë më shumë janë dy mbrojtësit e krahut, Alexander-Arnold dhe Robertson, me përkatësisht 17 dhe 13 të tillë.

Padyshim që kjo ecuri e Liverpool është një prej më të mirave në historinë e Premier League, megjithatë fansat dhe vetë skuadra po tregohen të rezervuar. Rekordet janë një motiv krenarie, por nuk vlejnë asgjë nëse nuk sjellin trofe.

Por kësaj rradhe duket e vështirë që Liverpool të rrëshkasë në rrugën drejt titullit dhe trofeu i Premier League duket më afër se kurrë.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll