
Carlo Ancelotti ka zbuluar për mediat se në 2015, ishte dhe ai një nga pretendentët kryesorë për të marrë drejtimin e Liverpool. Por më pas, drejtuesit e klubit vendosën që t’i besonin skuadrën gjermanit Jurgen Klopp.
Vet trajneri italian ka pranuar se Liverpool ndërmorri hapin e duhur kur vendosi në krye të pankinës teknikun gjerman. Gjë kjo që shihet mjaft qartë dhe nga rezultatet e Jurgen Klopp dy vitet e fundit. Dy muaj pas bisedimeve me drejtuesit e Liverpool në 2015-ën, Carlo Ancelotti mori drejtimin e Bayern Munich në Gjermani.
Tekniku italian ka thënë:
“Pasi lashë Real Madrid pata kontakte me drejtuesit e Liverpool. Ata po kërkonin një trajner të ri dhe mendoj se bënë zgjedhjen e duhur me Klopp. Ai po bën një punë fantastike te Liverpool.
Kemi një marrëdhënie të mirë bashkë dhe pata fatin të fitoja kundër tij sezonin e kaluar. Pavarësisht se në fund Liverpool ngriti trofeun (Champions League).”
Carlo Ancelotti është trajneri i vetëm që ia ka dalë me sukses të mposhtë skuadrën e Jurgen Klopp këtë sezon. Ai udhëhoqi Napolin drejt një fitoreje 2-0 në shtatorin e vitit të kaluar.
Megjithatë, pavarësisht sukseseve të fundit, Ancelotti e di se Evertoni i tij duhet të japë një performancë perfekte të dielën. Kjo, në qoftë se dëshiron të ketë një shans kundrejt Liverpool-it të Klopp, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup.
Ancelotti ka deklaruar rreth ndeshjes:
“Kur isha te Napoli arritëm të prodhonim një performancë perfekte. Sepse pikërisht kjo është ajo që duhet kur ke përballë Liverpool, një ndeshje e kompletuar në çdo aspekt.
Kjo është ajo që do të mundohemi të bëjmë dhe të dielën. Çdo gjë duhet të jetë perfekte; duhet të punojmë fort, të sakrifikojmë dhe të kemi intensitet. Nuk duam të mbrohemi për 90 minuta, duam të kemi mundësinë të bëjmë lojën tonë.”, ka përfunduar italiani.
Burimi: Sky Sport
Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!
