Connect with us

Futboll

Përsëri racizëm ndaj Balotelli

balotelli

Në fillim të karrierës së tij, Balotelli shihej si një prej të rinjve më premtues në futbollin europian. Megjithatë sulmuesi Italian nuk e përmbushi asnjëherë plotësisht potencialin e tij.

Sjellja problematike në fushë dhe jashtë saj bëri që ai të digjte shanset e tij tek disa prej skuadrave të mëdha me të cilat luajti dhe sezonet e fundit është aktivizuar për Nice në Ligue 1 dhe tashmë për Brescia në Serie A.

Pavarësisht se shpesh polemikat në media kanë qenë për fajin e tij, ka pasur raste të tjera në të cilat ai ka qenë viktimë e abuzimit të fansave të skuadrave kundërshtare. Këtë sezon në Serie A këto lloj episodesh ka qenë të shpeshta dhe kanë ngjallur irritim tek Balotelli.

Një episod i tillë ka ndodhur edhe në ndeshjen e kësaj jave të Serie A, Brescia-Lazio. Balotelli shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të duke i dhënë përkohësisht avantazhin skuadrës së tij.

Megjithatë pak minuta më vonë ai u bë shënjestër e thirrjeve raciste nga tifozët e Lazio, që bëri që loja të ndalonte për disa minuta në të cilat u paralajmërua se ndeshja mund pezullohej nëse nuk ndalonin koret raciste. 

Ndeshja përfundoi me fitoren e Lazio, të cilët përmbysën rezultatin falë dygolëshit të Immobile.

Pas ndeshjes Balotelli reagoi në rrjetet sociale me anë të një postimi ku shkruante:

“Është një humbje që na dhemb, por do të rikthehemi më të fortë, jemi në rrugën e duhur.”

“Fansave të Lazio që ishin sot në stadium, T’JU VIJË TURP!”

Pavarësisht se cili mund të jetë qëndrimi i futbolldashësve ndaj Balotelli si futbollist, padyshim që këto lloj ngjarjesh janë të shëmtuara. Racizmi nuk duhet të ketë vend në futboll dhe pavarësisht se fushatat e FIFA dhe UEFA kundër këtij fenomeni janë të shumta, raste të tilla ndodhin shpesh.

Ndoshta federatat kombëtare duhet të tregohen më të ashpra me ndëshkimet e tyre në mënyrë që në fushën e lojës të shihet vetëm futboll dhe jo gjeste të shëmtuara racizmi.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll