Connect with us

Futboll

Kurzawa dëshiron të lërë PSG për Juventus

Kurzawa

Sipas raportimeve më të fundit të CalcioMercato.com, mbrojtësi i PSG Layvin Kurzawa, dëshiron një transferim në Itali, pikërisht te skuadra e Juventus. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, mbrojtësi 27 vjeçar ia ka komunikuar dëshirën e tij drejtuesëve të Juventus me anë të një pale të tretë. 

Lojtari i kampionëve të PSG shpreson se marrëdhënia e mirë mes klubit të tij dhe Juventus do të ishte një faktor ndihmës në transferimin e tij në Torino.

I vetmi problem është se skuadra italiane, për momentin, nuk ka nevojë për një lojtar në rolin e Kurzawa. Alex Sandro dhe Mattia De Sciglio janë të dy në formë mjaft të mirë, dhe të aftë për të mbuluar pozicionin e tyre.

Layvin Kurzawa zbarkoi në Paris në vitin 2015. PSG derdhi në arkat e Monaco 25 milionë euro për mbrojtësin e majtë, megjithatë Kurzawa asnjëherë nuk arriti të konsolidonte pozitat në rolin e tij. Kjo, pavarësisht paraqitjeve të mira me parizienët.

Situata u bë akoma më e vështirë për mbrojtësin francez, kur PSG nënshkroi në 2018 me Juan Bernat, ish-lojtarin e Bayern Munich. Spanjolli luan në të njejtin pozicion si Kurzawa dhe kjo përkthehet në akoma më pak minuta për francezin.

Në këto rrethana, pavarësisht dëshirës së madhe të Layvin Kurzawa, për një transformim në Torino, shanset janë të vogla.

Ekziston mundësia e një shkëmbimi kokë më kokë mes PSG dhe Juventus, por në merkaton e janarit shkëmbime të tilla janë gjithmonë të vështira.

Megjithatë ka dhe opsione të tjera për Kurzawa. Shumë ekipe prestigjoze europiane janë në kërkim të një lojtari me karakteristikat e francezit. Mes tyre Inter dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesin e tyre për 27 vjeçarin.

Mbetet për tu parë nëse mbrojtësi i PSG do të jetë në listen e transferimeve të janarit, apo do të presë fundin e sezonit për mundësi të reja.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll