Connect with us

Futboll

Real Madrid e nis me fitore, Barcelona ngec në derbi

madrid

Skuadrat e La Liga ( ku bën pjesë edhe Madrid ) kanë luajtur ndeshjet e para për vitin 2020 dhe nisja e këtij viti ka konfirmuar menjëherë atë që u bë e dukshme gjatë fazës së parë, këtë sezon lufta për titull do të jetë e ngushtë.

Ndër skuadrat kryesuese ishte Barcelona e cila bëri hapin e parë fals në një përballje ndaj rivalëve lokalë të Espanyol, ndeshje që u mbyll në barazim 2-2.

Kjo gjë i shërbeu Real Madrid të cilët me fitoren ndaj Getafe arritën të barazonin sërish kuotën e pikëve me katalanasit. Edhe Atletico Madrid e nisi fazën e dytë me fitore dukë u afruar në këtë mënyrë me kreun e renditjes së La Liga. 

Le të shohim disa prej detajeve të këtyre ndeshjeve.

Espanyol vs Barcelona

Thuhet shpesh se në një derbi situata e mëparshme e skuadrave vlen pak dhe kjo ndeshje e konfirmoi këtë gjë. Në prag të këtij takimi Barcelona vinte si kryesuese e La Liga ndërsa Espanyol ndodhej në vendin e fundit në renditje, por kjo nuk i pengoi ata për të befasuar Messin me shokë. David Lopez shënoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 25-të dhe pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0. 

Valverde e nisi pjesën e dytë duke hedhur në fushë Vidal në vend të Rakitic. Pak minuta më vonë Suarez do të barazonte dhe më pas do të ishte pikërisht Vidal që do të shënonte golin e dytë, duke përmbysur kështu rezultatin.

Por ndërsa ndeshja po i drejtohej 15 minutave të fundit, De Jong u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Espanyol do të përfitonte nga ky fakt për të guxuar më shumë në fazën sulmuese dhe në minutën e 88-të përpjekjet e tyre do të kurorëzoheshin me golin e barazimit të shënuar nga Wu Lei.

Në këtë mënyrë Barcelona humbi diferencën e pikëve që kishtë ndaj Real Madrid, ndërsa Espanyol arriti një barazim i cili do të vlejë si motivim në përpjekjet e skuadrës për të mbijetuar në La Liga.

Getafe vs Real Madrid

Një tjetër derbi mes skuadrash me statuse shumë të ndryshme, por kësaj rradhe favoritët kanë arritur të marrin 3 pikët. Real Madrid ka arritur të marrë fitoren e rradhës dhe kësaj here ka qenë një mbrojtës që u tregua deciziv për ta. Në mungesë të kapitenit Sergio Ramos ka qenë francezi Raphael Varane që ka bërë golashënuesin me dy të tillë në minutat 34 dhe 53.

Edhe pse madrilenët nuk treguan lojën e tyre më të mirë, golat e qendërmbrojtësit u dhanë mundësinë për ta luajtur me qetësi pjesën e mbetur të ndeshjes.

Në kohën shtesë Modric shënoi edhe golin e tretë  duke kurorëzuar kështu një fitore që vlen shumë për skuadrën e Zidane dhe u jep mundësinë ta nisin këtë fazë të dytë në barazi pikësh me rivalët e Barcelona.

Atletico Madrid vs Levante

Skuadra e Simeone ka bërë një fazë të parë shumë të lëkundur ku në 18 ndeshjet e para arritën vetëm 9 fitore. Megjithatë fakti që edhe Real Madrid dhe Barcelona kanë lënë pikë këtë sezon bën që Atletico Madrid  mos të jetë larg kreut. Me fitoren e kësaj jave ndaj Levante ata pozicionohen në vendin e tretë, vetëm 5 pikë larg dy skuadrave kryesuese.

Në ndeshjen e tyre , gjithcka ndodhi në pjesën e parë. Correa shënoi i pati për Atletico, Levante barazoi 3 minuta më pas me Roger, dhe pas 2 minutave skuadra e Simeone do të rigjente avantazhin me Felipe.

Pjesa e parë do të mbyllej 2-1, rezultat që do të mbetej i paprekur deri në fundin e takimit. 

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll