Connect with us

Futboll

Shënon Bruno Fernandes, Manchester United fiton bindshëm ndaj Watford

Fernandes watford

Bruno Fernandes shënoi golin e tij të parë me fanellën e United, në fitoren që “Djajtë e Kuq” arritën ndaj Watford në shifrat 3-0.

Një fitore bindëse për djemtë e Solskjaer, ndaj një kundërshtari që rrezikon seriozisht rënien nga Premier League.

Rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 42’ të pjesës së parë, pikërisht nga Bruno Fernandes. Portugezi konvertoi në gol një penallti të fituar nga vet ai, pas ndërhyrjes së parregullt të portierit kundërshtar Ben Foster.

Goli i dha fundit rekordit negativ të Manchester United që kishte plot 236 minuta pa shënuar një gol në Old Trafford. Në ndeshjet e mëparshme në shtëpi, skuadra e drejtuar nga Solskjaer dështoi të shënonte ndaj Burnley dhe Wolves.

Në minutën e 58’ Anthony Martial shënoi një gol mjaft të bukur, duke kaluar kështu United në avantazh të dyfishtë. Përpara këtij momenti ekipit të Watford iu anullua një gol nga sistemi VAR.

Troy Deeney shënoi për miqtë, por pas analizimit të pamjeve, gjyqtari akordoi faull për një top të prekur me dorë nga ana e futbollistit.

Në minutën e 75’, Mason Greenwood, vetëm 18 vjeç shënoi golin e tretë për Manchester. Ndeshja u mbyll me rezultatin final 3-0.

Në një intervistë pas ndeshjes Bruno Fernandes u shpreh mjaft i lumtur për golin e tij të parë në Old Trafford:

“Kjo është dita që çdo lojtar ëndërron. Ndihem shumë me fat që shënova. Të gjithë e dinë se ne duam të sigurojmë një vend në Champions League. Ky është dhe qëllimi im. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën të fitojë ndeshje njëra pas tjetrës. Është ajo që duhet të bej.”

Ardhja e Fernandes te klubi legjendar i Manchester duket se ka ndihmuar dhe Martial të rigjejë formën  e tij të mirë. Sulmuesi nuk kishte shënuar në mënyrë konsekutive në 3 ndeshje, që prej shtatorit të vitit 2017. Padyshim kjo një shenjë pozitive për skuadrën e Solskjaer.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll