Connect with us

Futboll

Arsenal barazon me Crystal Palace, “Topçinjtë” jo në formë

crystal palace

Arsenali i Mikel Artetës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertën kundër Crystal Palace. Protagonisti absolut, si për mirë dhe për keq nga ana e Arsenal ishte Pierre-Emerick Aubameyang. 

Sulmuesi i talentuar kaloi skuadrën e tij në avantazh që në minutën e 12’. Por më vonë në pjesën e dytë, ishte përsëri Aubameyang, që në minutën e 67’ la skuadrën e tij me 10 lojtarë pas një ndërhyrje të parregullt ndaj Max Meyer. Fillimisht arbitri akordoi karton të verdhë për sulmuesin e Arsenal. Gjithsesi, pas konsultimit me sistemin VAR, Aubameyang u dërgua jashtë fushës së blertë.

Megjithatë, goli i barazimit për Crystal Palace u shënua përpara se Arsenal të ngelej me 10 lojtarë në fushë. Ishte Jordan Ayew, i cili në minutën e 54’ të pjesës së dytë vendosi baraspeshën në fushë. Djemtë e Mikel Aretës ishin dominues në fushë gjatë gjithë pjesës së parë, por gjërat ndryshuan dukshëm në të dytën.

Dhe “Shqiponjat” e Crystal Palace ishin mjaft me fat që e mbyllën ndeshjen me 11 lojtarë. Tomkins mund të ishte dërguar lehtësisht jashtë fushe me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Gabriel Martinellit të Arsenal në minutën e 85’.

Mbyllet kështu në barazim 1-1 derbi i parë londinez për vitin 2020. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ende nuk ka shënuar fitoren e parë jashtë fushe që prej dates 20 dhjetor , kur ai u vendos në krye të stolit të “Topçinjëve.

Arteta deklaroi për BT Sport pas ndeshjes: 

“35 minutat e para të pjesës së parë  ishin ekzaktësisht sesi unë dua që Arsenali të luajë. Ishim dominues në pozicionet e duhura dhe krijuam shanse. Më pas filluam të lëshonim hapësira dhe në 15 minutat e para të pjesës së dytë loja jonë ndryshoi komplet. Kjo ishte e papranueshme.”

Burimi: BBC Sports

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll