Connect with us

Futboll

Manchester United shumë pranë Bruno Fernandes

Bruno Fernandes

Sipas raportimeve të fundit, Manchester United janë shumë pranë transferimit të Bruno Fernandes nga Sporting Lisbon. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i së përditshmes portugeze “O Jogo”, Filipe Dias.

“Ajo çfarë dimë deri tani është se United po kërkon me insistim një marrëveshje me lojtarin portugez. Klubet kanë zhvilluar bisedimet mes tyre dhe mund të kemi një zyrtarizim brenda pak ditëve, madje dhe orëve.

Kjo dhe për faktin se klubi i Sportingut është në një moment të vështirë financiar dhe i duhen paratë.”, ka deklaruar Dias në podkastin “Transfer Talk”.

Situata në lidhje me transferimin e Bruno Fernandes ka ndryshuar shumë që prej verës së kaluar. Sporting Lisbon refuzoi një ofertë prej 70 milionë eurosh nga Tottenham. Pagesa për kartonin e lojtarit do të bëhej në dy pjesë, fillimisht 40 milionë euro dhe më pas 30 milionë euro në një moment të dytë.

Gjithashtu mësohet se presidenti i klubit portugez, Frederico Varandas ndodhet në zyrat e Manchester United për të diskutuar mbi detajet e transferimit.

Ndërkohë disa ditë më parë, vet trajneri i “Djajëve të Kuq”, Ole Solskjaer së bashku me asistentin e tij Mike Phelan fluturuan drejt Portugalisë. Numri një i pankinës së United vëzhgoi personalisht Bruno Fernandes në përplasjen e Sporting Lisbon me FC Porto.

Duhet thënë se United është dëshpërimisht në kërkim të një mesfushori që do t’i sjellë gjallëri dhe kreativitet lojës së tyre. Sidomos tani që Pogba është i dëmtuar.

Edhe nëse francezi rikthehet, ai ka qënë gjithmonë në qëndër të spekullimeve për një largim të mundshëm nga Manchester.

Kjo do të thotë se United ka nevojë për alternativa solide në mesfushë, kjo për t’i paraprirë dhe një largimi të mundshëm të Paul Pogba verën e ardhshme.

Burimi: Skysports.com

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll