Connect with us

Futboll

Valverde drejt largimit nga Barcelona?

valverde

Pavarësisht titujve të fituar, Ernesto Valverde ka marrë shumë kritika gjatë periudhës në stolin e katalanasve. Barcelona ka dështuar në Champions League gjatë sezoneve të fundit, shpesh duke u përmbysur në mënyrë befasuese sic ndodhi ndaj Roma apo Liverpool.

Por përvec  dështimit për të rikthyer kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Camp Nou, ajo që shqetëson më shumë tek Barcelona aktuale është loja e skuadrës, e cila është larg asaj me të cilën janë mësuar fansat e këtij klubi.

Për shumë, eleminimi ndaj Liverpool duhet të kishte sjellë shkarkimin e Valverde. Megjithatë klubi vendosi ti besonte, por pas gjysmës së parë  të këtij sezoni presioni mbi trajnerin është shtuar.

Barcelona vuajti një tjetër përmbysje, këtë herë në gjysëmfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid. Katalanasit kryesonin me rezultatin 2-1, por 10 minutat e fundit rezultuan dramatike për ta. Atletico shënoi 2 herë dhe preu biletën për në finale duke e dërguar në shtëpi skuadrën e Valverde.

Në këto kushte, zëvendësimi i trajnerit ka qenë një hipotezë mjaft e përhapur në media. Sipas raportimeve flitet për një kontakt të klubit me ish-legjendën e klubit, Xavi Hernandez, i cili momentalisht drejton Al Sadd në Qatar dhe rikthimi i tij shihet si i mundshëm në fund të këtij sezoni.

Një tjetër opsion i përfolur është Ronald Koeman, por edhe trajneri aktual i Hollandës do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e Barcelona vetëm në përfundim të Euro 2020.

Pakënaqësitë e kanë shoqëruar prej kohësh Valverde, por gjithsesi Barcelona e tij ndodhet në vendin e parë në La Liga me pikë të barabarta me Real Madrid.

Megjithatë suksesi në kampionat mund të rezultojë i pamjaftueshëm për trajnerin dhe ndoshta vetëm trumfi në Champions League mund ta ndryshojë situatën e tij.

Duke pasur parasysh sa i vështirë është realizimi i këtij objektivi, ditët e Valver/de në stolin e Barcelona duket se janë të numëruara. Një shkarkim i menjëhershmë i tij ka pak shanse të ndodhë, por në fillim të sezonit të ardhshëm, me të gjitha gjasat do të shohim një tjetër emër në drejtimin e katalanasve.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Superkupa e Spanjës, triumfon Real Madrid - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll