Connect with us

Futboll

Olivier Giroud shumë pranë kalimit te Inter

Olivier Giroud

Sipas burimeve të Sky në Itali, klubi i Inter është në mbyllje të marrëveshjes për transferimin e Olivier Giroud nga skuadra e Chelsea. Raportohet se sulmuesi francez ka rënë dakord për të firmosur një kontratë për dy vjet e gjysmë me klubin italian.

Zyrtarët e klubit të Inter kanë zhvilluar bisedime me agjentët e lojtarit javën e kaluar. Blutë e Londrës kanë kërkuar 4.3 milionë paundë për Giroud, ndërkohë drejtuesit e Inter kanë ofruar 3.4 milionë paundë.

Një diferencë kjo relativisht e vogël. Sipas Sky Italy palët janë vazhdimisht në kontakt me njëra-tjetrën dhe ekziston një dëshirë për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen.

Interes për Giroud kanë shfaqur dhe ekipet e Lyon dhe Aston Villa. Sulmuesi i Chelsea nuk është aktivizuar që prej nëntorit të vitit të kaluar me blutë e Londrës.

Trajneri Frank Lampard ka preferuar Tammy Abraham në vend të francezit, megjithatë ka refuzuar të pranojë një largim të mundshëm të Olivier Giroud nga Stamford Bridge.

Një lëvizje drejt Inter do të ribashkonte Giroud me trajnerin Antonio Conte. Ishte pikërisht Conte që afroi sulmuesin 33 vjeçar te skuadra e Chelsea, pas më shumë se pesë sezonesh te rivalët e Arsenal.

Francezi ka shënuar 19 gola që kur iu bashkua skuadrës së Chelsea në janar të 2018-ës. Nga këto vetëm 5 janë shënuar në “Premier League”, ku Giroud në të shumtën e rasteve e ka nisur ndeshjen nga stoli. Këtë sezon Olivier ka zhvilluar vetëm 5 paraqitje në kampionat.

Francezi ka shënuar këtë sezon 5 gola, 4 me përfaqësuesen franceze dhe 1 në Superkupën e Europës kundër Liverpool.

Një lëvizje në “Serie A” me skuadrën e Inter mund të shërbejë si mbyllja perfekte e karrierës për sulmuesin francez.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll