Connect with us

Futboll

Inter ndalet nga Atalanta, Juventus fiton dhe merr kreun

inter juventus

Serie A ka luajtur këtë fundjavë javën e 19-të, e fundit për fazën e parë. Inter dhe Juventus  kishin përballje të vështira ku zikaltrit prisnin në shtëpi Atalantën, ndërsa bardhezinjtë do të luanin në transfertë përballë Romës. Të dyja skuadrat ndanin kreun e renditjes me pikë të barabarta përpara këyre takimeve.

Skuadra e Conte arriti vetëm një barazim 1-1 në San Siro. Golit të Lautaro Martinez iu përgjigj Gosens në pjesën e dytë. Atalanta pati mundëisinë për ta fituar ndeshjen, por penalltia e goditur nga Muriel u prit nga portieri i Inter, Handanovic.

Juventus nga ana tjetër arriti ta vendoste ndeshjen brenda 10 minutave të para. Demiral shënoi në mintën e 3-të dhe më pas Ronaldo dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë.

Në vazhdim Roma do ta rristë nivelin e lojës së saj dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 68 ku goli me penallti i Perroti shkurtoi diferencat, por nuk mjaftoi që verdhekuqtë të dilnin me pikë nga kjo përballje.

Në këtë mënyrë Juventus arriti të përfitonte nga hapi fals i Inter, duke u shkëputur me 2 pikë në krye të renditjes së Serie A. vlen të përmendet edhe forma e mirë e Cristiano Ronaldo, i cili shënon prej disa ndeshjesh rradhazi në Serie A, duke arritur shifrën e 14 golave deri tani në këtë kompeticion. 

Ka mbetur ende edhe gjysma e sezonit për tu luajtur, por bardhezinjtë do të futen në fazën e dytë si kryesues. A do të munden Ronaldo me shokë ta mbajnë këtë pozicion deri në fund, mbetet për tu parë.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll