Connect with us

Futboll

Inter mohon zërat për transferimin e Eriksen

eriksen

E ardhmja e Christian Eriksen vazhdon të mbetet një enigmë. Kontrata e danezit me Tottenham përfundon pas këtij sezoni, megjithatë mes tij dhe klubit londinez ende nuk ka bisedime për një rinovim të mundshëm të kontratës. 

Në këto kushte shumë skuadra europiane po i ndjekin me vëmendje zhvillimet lidhur me këtë cështje për të përfituar. Kjo pasi firmosja me Eriksen nuk do të ishte vetëm një transferim mjaft i mirë në aspektin futbollistik, por edhe një marrëveshje mjaft e mirë financiarisht duke qenë se lojtari është në vitin e fundit të kontratës.

Mesfushori i Tottenham  është lidhur së fundmi me një transferim të mundshëm tek Inter, por drejtuesi i zikaltërve, Giuseppe Marotta, insiston se nuk ka pasur kontakt mes palëve.

Në media u raportua se Inter do të ofronte 20 milionë Euro për ta transferuar Eriksen që në mekaton e Janarit. Gjithsesi Marotta e ka mohuar këtë gjë në një intervistë me Sky Sport Italia duke thëne:

“Inter përflitet shpesh për  transferime të lojtarëve cilësorë, kjo është dicka e mirë, por ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me Tottenham.”

“Eriksen është një futbollist i talentuar, kjo dihet, dhe ai do të jetë një lojtar i lirë në Qershor. Mendoj se shumë skuadra janë të interesuara për të, sepse është një lojtar interesant, por unë nuk mund të them se jemi në negociata me agjentin apo klubin e tij.”

Në lidhje me merkaton e Inter, Marotta u shpreh:

“Preferoj mos të përmend emra, por ne jemi mjaft aktiv në tregun e transferimeve. Cilët futbollistë afrojmë varet edhe nga cilët janë ata që largohen nga skuadra jonë.”

“Momentalisht jemi duke kërkuar një mesfushor dhe një lojtar krahu. Nëse futbollistët tanë kërkojnë të largohen, ne do të përpiqemi ti bëjmë të lumtur, por deri tani nuk kemi pasur presione të tilla nga lojtarët tanë.”

Së bashku me Eriksen, ka qenë emri i mefushorit të Barcelonës, Vidal, që ka qarkulluar në media si objekt i interesit të Inter.

Nëse zikaltrit arrijnë të firmosin me njërin prej tyre, skuadra e Conte do të bënte një përforcim serioz në repartin e mesfushës duke u bërë kështu një kandidat edhe më i fort

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll