Connect with us

Futboll

Ronaldo, tripleta e parë në Serie A

ronaldo, tripleta

Cristiano Ronaldo shënon në Serie A, tripleta e parë në këtë kampionat, duke i dhënë Juventusit fitoren përballë skuadrës së Cagliarit.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me skuadrën e Cagliarit që ia kishte dalë të mbyllte mirë çdo hapësirë në prapavijë. Pjesa e dytë foli e gjitha për Juventus, ose më saktë për CR7. Ronaldo përfitoi nga një gabim i Ragnar Klavan, duke vjedhur topin në hyrje të zonës dhe duke i dhënë golin e avantazhit ekipit të tij.

Disa minuta më vonë Marko Rog pengon në zonë Paulo Dybala dhe arbitri akordon penallti. Ronaldo merr përsipër goditjen dhe shënon përsëri. 2-0 për Juventus dhe kampionët në fuqi të Italisë duket se i kanë siguruar 3 pikët. Gjithsesi skuadra e Sarrit nuk do të ndalej këtu.

Do të ishte përsëri Cristiano Ronaldo që me një asist mjaft të bukur për Higuain, do t’i jepte argjentinasit mundësinë për të shënuar dhe një herë në portën e Cagliarit. 3-0 për Juven dhe vetëm një minute më vonë do të vinte përsëri rradha e portugezit për të shënuar dhe golin e katërt të sfidës.

Sfida mbyllet me shifrat 4-0, me Ronaldon që gjen kështu tripletën e tij të parë me skuadrën e Juventus në Serie A. Kjo ishte tripleta e dytë e portugezit me Juventus, kujtojmë se ai arriti të shënonte tre gola ndaj Atletico Madrid në “Champions League” sezonin e kaluar.

Kjo ishte tripleta e 56-ë në karrierën e Cristianos, një shifër mjaft impresionuese për 34 vjeçarin. Ish sulmuesi i Manchester United bëhet lojtari i parë pas Alexis Sanchez, që arrin të shënojë tripleta në Premier League, La Liga dhe Serie A. Portugezi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në 5 ndeshjet e fundit të Juventus në Serie A

Burimi I lajmit për Portali Sportiv: BBC Sports

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll