Connect with us

Futboll

Futbollisti i sezonit në Premier League, kush ka shkëlqyer deri tani?

league

Ka kaluar më shumë se gjysma e sezonit të Premier League, por mbeten ende shumë ndeshje para se të nisë shpërndarja e vlerësimeve. Megjithatë të dhënat e deritanishme na japin mundësinë per të bëre parashikime të hershme.

Ky sezon ka parë shumë lojtarë te shkëlqejnë, por ende asnjë prej tyre nuk shihet si pretendent i padiskutueshëm per cmimin e lojtarit të vitit në Premier League. Gjithsesi le të shohim disa kandidatë potencial, të cilët, nëse vazhdojnë performancat e mira, mund ti gëzohen këtij vlerësimi në fund të sezonit.

Sadio Mane

Sulmuesi senegalez i Liverpool është një prej kandidatëve kryesorë. Mane ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 pasime për gol deri tani në Premier League duke u bërë një nga instrumentet kryesore të kryesimit të kampionatit nga Liverpool.

Nëse The Reds arrijnë të triumfojnë, propabiliteti që një futbollist i tyre të shpallet më i miri, rritet ndjeshëm. Në rast se kjo ndodh Mane do të jetë padyshim një prej emrave në listën e kandidatëve.

Kevin De Bruyne

Paraqitjet e Manchester City nuk kanë qenë konstante këtë sezon, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për mesfushorin e tyre, Kevin De Bruyne. Belgu ka lënë gjurmën e tij në historinë e Premier League duke u bërë futbollisti i vetëm që arrin të dhurojë 15 apo më shumë asist në 3 sezone të ndryshme. Dhe nëse kësaj i shtohen edhe 7 golat e shënuar bëhet e qartë se De Bruyne është një prej futbollistëve më të kompletuar të Premier League.

Jamie Vardy

Leicester arriti të bente realitet të pamundurën në sezonin 2015/16 duke fituar Premier League  të udhëhequr nga golat e Jamie Vardy. Këtë vit është thuajse e pamundur që ky sukses i skuadrës të përsëritet, por Jamie Vardy gjithsesi po e kryen detyrën e tij.

Sulmuesi anglez ka shënuar 17 gola në Premier League, rreth 33% të golave të skuadrës së tij. Forma e tij e vendos Leicester momentalisht në zonën Champions ndërsa vetë Vardy është një prëj kandidatëve kryesorë për tu shpallur golashënuesi më i mirë në Premier League, rezultat i cili mund ta bëjë automatikisht nje prej kandidatëve për cmimin e futbollistit të vitit.

Liverpool po marshon drejt suksesit dhe lojtarët e Klopp kanë qenë të jashtëzakonshëm. Megjithatë Mane me shokë nuk janë të vetmit që po dhurojnë spektakël. De Bruyne, Vardy dhe të tjerë mund të kenë ende shanse per cmimet individuale nëse ruajnë formën e treguar deri tani në Premier League.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll