Connect with us

Futboll

Ole Solskjaer nuk largohet, bordi e mbështet trajnerin

Ole Solskjaer

Trajneri i Manchester United, Ole Solskjaer gëzon mbështetjen e bordit drejtues të ekipit, pavarësisht humbjes së fundit ndaj Burnley. Ishte fitorja e parë për skuadrën e Burnley ndaj “Djajëve të Kuq” në “Old Trafford” pas më shumë se 58 vitesh.

Pas 24 ndeshjeve këtë sezon, Manchester United ka vendosur rekordin më negativ në historinë e klubit përgjatë 30 viteve të fundit. Megjithatë, edhe pas humbjes së katërt për vitin 2020, hierarkia drejtuese e United nuk po mendon për një ndryshim në krye të stolit.

Drejtuesit e klubit me shume histori kanë filluar me kohë planet për të ringritur skuadrën në madhështinë që i takon. Kjo u vu re në merkaton e verës vitin e kaluar. Stafi i “Djajëve të Kuq” ka përsëritur disa herë se ky nuk është një process që do të ndodhë brenda natës. Por, duket se fansave u është sosur durimi. Shume komentues shprehen në rrjetet sociale se Ole Solskjaer nuk i jep dot më zgjidhje problemeve të skuadrës.

Vet tekniku norvegjez mori përgjegjësinë për humbjen ndaj Burnley. Ole deklaroi se United po mendon të përforcojë skuadrën e parë me afrime të reja. Kjo dhe për të hequr presionin ndaj lojtarëve që kanë shpenzuar shumë energji gjatë pjesës së parë të sezonit.

Problemet që kërkojnë zgjidhje imediate për Manchester janë dëmtimet e Paul Pogba dhe Marcus Rashford. Francezi është mbase lojtari më i vlefshëm dhe i kërkuar në skuadrën e Ole Solskjaer. Ndërsa pa Marcus Rashford, ekipi anglez nuk është në gjendje të jetë kërcënues përballë portës kundërshtare.

United ka dështuar të shënojë gol në 5, nga 10 përballjet e fundit në të gjitha kompeticionet. 46 vjeçari Solskjaer mori drejtimin e skuadrës në Mars 2019 nga Jose Mourinho. Tekniku norvegjez ka fituar 19 përballje, barazuar 11 dhe humbur jo pak, por 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: A është Fernandes zgjidhja e problemeve të Manchester United? - Portali Sportiv

  2. Pingback: United nuk shkon më shumë se barazimi, Inter bën detyrën - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll