Connect with us

Futboll

A është Fernandes zgjidhja e problemeve të Manchester United?

bruno

Debutimi i mesfushorit Bruno Fernandes për Manchester United u tregoi pak a shumë të gjithëve se çfarë është në gjendje portugezi ti sjellë klubit të tij të ri.

Lojtari i talentuar ishte futbollisti me më shumë pasime dhe goditje në portë në barazimin e “Djajëve të Kuq” me ekipin e Wolves. Për të ardhur keq ishte fakti që djemtë e Solskjaer nuk arritën të finalizonin me gol.

Gjithsesi, pavarësisht rezultatit, të gjithë i kishin sytë te Fernandes dhe mund të thuhet se portugezi e kaloi me sukses provën e tij të parë në Old Trafford. Trajneri i United, Ole Solskjaer ka bërë komentet e tij për lojtarin:

“Kreativiteti është një nga armët e tij më të forta. Ai analizon mjaft mirë pasimet e skuadrës si dhe pason saktë. Por, ne duhet të krijojmë më shumë lëvizshmëri rreth tij.”

Problemi më i madh me Manchester United sot është pamundësia e skuadrës për të krijuar momente kyç për shënim. Pra aftësia e lojtarëve për të qënë preçizë përpara portës kundërshtare dhe për të finalizuar me gol. Këtë gjë e ka pranuar dhe vet trajneri Ole Solskjaer. Pikërisht këtu mund të hyjë në punë Bruno Fernandes.

Portugezi ka krijuar më shumë shanse nga pasimet e shkurtra se çdo lojtar tjetër në ligën portugeze përgjatë dy sezoneve të fundit. Dhe kjo është pikërisht ajo çka kërkon dhe Solskjaer.

Për Bruno Fernandes ka folur dhe Carlos Carvalhal, një trajner i cili e njeh futbollistin mirë pasi është përballur disa herë me të, si trajner i Rio Ave në Portugali:

“Ai nuk është një “numër 10”. Fernandes është një mesfushor, por ai ka fituar aftësinë për të thyer mbrojtjen kundërshtare dhe për të shënuar gola. Është një lojtar që kupton çdo gjë që ndodh në fushë rreth tij, pak a shumë si një trajner në fushën e blertë. Për mendimin tim ai ka çdo gjë për tu shndëruar në një lojtar kyç për Manchester United.”

Koha do ta tregojë nëse Fernandes do të jetë në gjendje të lërë gjurmët e tij në Old Trafford, apo “Premier League” do të rezultojë një sfidë përtej kapacitetit të portugezit.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll