Connect with us

Futboll

Inter triumfon në derbi pas një pjese të dytë të jashtëzakonshme

inter milan

Skuadra e Conte realizoi një përmbysje fantastike ndaj rivalëve të përjetshëm të Milan. Ky rezultat i con zikaltrit në vendin e parë me pikë të barabarta me Juventus.

Derbi i Milanos është përherë një ndeshje që pritet me entuziazëm dhe përballja e kësaj jave i justifikoi plotësisht pritshmëritë. Emocione, gola, spektakël dhe në fund një triumf madhështor i Inter.

Pjesa e parë u dominua nga Milan dhe protagonist kryesor ishte Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez asistoi në golin e parë të shënuar nga Rebic dhe shënoi golin e dytë të skuadrës së tij. Skuadrat ju drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 0-2 në favor të Milan dhe padyshim që kuqezintë e kishin merituar këtë avantazh.

Megjithatë në pjesën e dytë gjërat do të ndryshonin krejtësisht. Inter barazoi rezultatin në harkun e tre minutave. Në të 51-tën Brozovic dhe në të 54-tën Vecino do të rikthenin barazpeshën. Milan u përpoq të reagonte, por zikaltrit tashmë kishin dalë në lojën më të mirë të tyre, të motivuar edhe nga barazimi i shpejtë që kishin arritur.

Nuk vonoi shumë që fansat zikaltër të festonin sërish. Pas një goditje nga këndi De Vrij shënoi golin e avantazhit duke kompletuar kështu përmbysjen e Inter. Pioli u përpoq të ndryshonte dicka duke kryer tre zëvendësime në harkun e 4 minutave, por rreziku në portën e Inter do të vinte sërish nga Zlatan. Suedezi i shkoi shumë pranë golit të barazimit, por goditja me kokë e tij përfundoi në shtyllë.

Për të vulosur takimin mendoi sulmuesi belg i Inter, Romelu Lukaku, i cili shënoi në minutën e 93 duke e cuar rezultatin në 4-2.

Kjo ishte një fitorë mjaft e rëndisishme për Inter që tashmë ndan kreun me Juventus, por gjithashtu fiton mjaft besim në prag të një tjetër përballjeje të rëndësishme, asaj ndaj Lazio javën e ardhshme.

Nga ana tjetër, Milan tregoi se i ka mundësitë për të luajtur futboll të mirë sic bëri në pjesën e parë, por kësaj skuadre ende i mungon fuqia psikologjike për të reaguar kur gjërat nisin të shkojnë keq. Zlatan tregoi se mbetet ende vendimtar, por as ai nuk mund të bëjë gjithcka i vetëm.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll