Connect with us

Futboll

Piatek dëshiron kalimin tek Tottenham

piatek

Jose Mourinho e ka bërë të qartë qëndrimin e tij mbi nevojën e Tottenham për të transferuar një sulmues. Që prej dëmtimit të Harry Kane skuadra nuk ka pasur një qendërsulmues tipik për ta zëvendësuar anglezin.

Emri që po qarkullon së fundmi është ai i sulmuesit të Milan, Krzysztof Piatek. Thuhet se Piatek e ka pëlqyer ofertën që Tottenham i ka bërë, por ende mbetet për tu arritur marrëveshja mes klubeve.

Milan kërkon që ta huazojë futbollistin tek Tottenham me detyrmin për tu blerë në fund të sezonit për 30 milionë Euro, ndërsa londinezët janë duke negociuar për të arritur një marrëveshje më të favorshme.

Ata janë të gatshëm të ofrojnë një shifër më të madhe për huazimin e lojtarit me kushtin që të kenë opsionin për ta blerë Piatek në fund të sezonit, por pa qenë të detyruar ta bëjnë këtë gjë.

Me largimin e Eriksen, Tottenham do të arkëtojë rreth 20 milionë Euro, duke bërë që të ekzistojë potenciali ekonomik për të arritur një marrëveshje. Në këto kushte duket se këto ditë të fundit të merkatos së Janarit do të jenë mjaft aktive për skuadrën e Mourinho.

Deri tani Tottenham ka transferuar vetëm Gedson Fernandes dhe ekipi ka ende nevojë për përforcime. Mourinho do të përpiqet ta udhëheqë skuadrën e tij drejt kualifikimit për Champions League dhe për ta bërë këtë  do ti duhet të transferojë patjetër një sulmues, pasi Harry Kane pritet të mungojë gjatë. 

Piatek ka zhgënjyer këtë sezon tek Milan dhe me mbërritjen e Ibrahimovic, e ardhmja e tij duket larg kuqezinjve. Megjthatë një ndryshim ambienti mund ta përmbysë situatën e tij. Transferimi tek Tottenham do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar vlerat e tij dhe për tu rikthyer tek forma e sezonit të shkuar.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll