Connect with us

Futboll

Kupa e Europes, ky po që është një “grup ferri”!

kupa e Europes

 Të shtunën u mbajt shorti për finalet e europianit të vitit të ardhshëm, “Kupa e Europes 2020”, dhe goglat rezervuan një surprizë të madhe. Gjermania, Franca dhe Portugalia që mban kurorën, të gjitha në një grup. Po e lexuat mire! Në një situate të tillë dhe trajnerët e secilës përfaqësuese nuk mundën ta mbanin dot të qeshurën me njëri-tjetrin.

Mbase një shenjë nervozizmi për përballjet e forta që i presin ,por këtë nuk e dimë me siguri. Ajo çfarë dimë është se Grupi F i “Kupa e Europes 2020” pret dhe një përfaqësuese tjetër që do të vijë nga playoff-et.

Gjithsesi kjo nuk e ndryshon faktin se Grupi F mund të konsiderohet pa frikë një “grup ferri”. Për të folur mbi grupet e tjera, duhet sqaruar pak proçedura e këtij viti e përdorur nga UEFA, që ka ngjallur jo pak konfuzion te fansat.

Duke qënë se në ndryshim nga vitet e mëparshme, “Euro 2020” do të mbahet jo në një vend, por në 12 vende të ndryshme të Europës, vendet pritëse që u kualifikuan, u vendosën nga UEFA në vazo të caktuara përpara hedhjes së shortit.

Lexo gjithashtu: Kampionati gjerman, një start me hapa fals i pretendentëve

Kjo metodë ngjalli jo pak kritika, duke qënë se skuadra si Belgjika e dinin përpara shortit se do të përballeshin në grup me Rusinë dhe Danimarkën. Për ti berë gjërat akoma më konfuzuese, janë 16 skuadra të tjera, të cilat do të garojnë për 4 vendet e fundit në grupet C, D, E dhe F. Më poshtë jepen grupet e “ UEFA Euro 2020”, Kupa e Europes, faza finale:

  • Grupi A: Turqi, Itali, Uells, Zvicër
  • Grupi B: Danimarkë, Finlandë, Belgjikë, Rusi
  • Grupi C: Hollandë, Ukrainë, Austri, Fituesi ( Gjeorgji, Bjellorusi, Maq.e Veriut, Kosovë)
  • Grupi D: Angli, Kroaci, Republikë Çeke, Fituesi ( Norvegji, Serbi, Skoci, Izrael)
  • Grupi E: Spanjë, Poloni, Suedi, Fituesi ( Bosnje Hercegovina, Irlandë e veriut, Sllovaki, Irlandë)
  • Grupi F: Gjermani, Francë, Portugali, Fituesi ( Bullgari, Hungari , Islandë, Rumani)

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll