Connect with us

Futboll

Kampionati italian, Duel Juve-Inter dhe kriza e Milan

kampionati italian

Cila skuadër dominon tek kampionati italian?

Juventus ka dominuar tek kampionati italian këtë dekadë duke u shpallur kampion në 8 vitet e fundit. Fillimisht Conte dhe më pas Allegri udhëhoqën skuadrën në këtë periudhë të jashtëzakonshme në historinë e klubit, por ajo që të dy dështuan të sillnin në Torino ishtë trofeu i Champions League. Massimiliano Allegri i shkoi pranë suksesit në sezonin 2014/15, por u mposht në finale prej Barcelonës së treshes MessiSuarezNeymar.

Ardhja e Cristiano Ronaldos sezonin e shkuar u duk se do ta ngushtonte ndjeshëm distancën që ndante bardhezinjtë me trofeun e dëshiruar, por ata u eleminuan në fazën cerekfinale nga surpriza Ajax, eleminim që mendohet të jetë edhe arsyeja kryesore e shkarkimit të Allegri.

Këtë sezon në stolin e Juventus qëndron Mauricio Sarri, një trajner që njihet për filozofinë sulmuese të ekipeve të tij, por që ende nuk ka arritur ti shndërrojë torinezët  në një skuadër të bukur dhe në këto 13 ndeshje të para duket se kanë qenë cilësitë individuale të futbollistëve specifikë që i kanë dhënë skuadrës suksesin.

Objektivat e Juventus

Për Juventus objektivat janë të qarta: titulli i 9-të rradhazi në kampionatin Italian është domosdoshmëri, ndërsa objektivi madhor mbetet suksesi në Champions League.

Megjithatë duket se gjërat do të jenë më të vështira për bardhezinjtë në kampionat. Një emër mjaft i njohur për ta, Antonio Conte, u emërua si trajneri i Inter në fillim të sezonit dhe puna e bërë prej tij deri tani ka qenë impresionuese.

Ndryshime taktike, disa blerje të goditura, gritë dhe dëshirë, kjo ka qenë formula me të cilën tekniku Italian ka arritur ta shndërrojë Inter nga pretendent për vendin e 4-t në rivalin kryesor të Juventus.

Zikaltrit renditen të dytët në kampionatin Italian me vetëm 1 pikë më pak se Juventusi kryesues. Djemtë e Sarrit dolën triumfues nga përballja direkte me Inter në muajin tetor dhe në atë ndeshje u dallua qartë që cilësia është ende në favor të Juventus.

Megjithatë nëse marrim parasysh se edhe me humbjen në ndeshjen direkte Inter qëndron vetëm një pikë pas, mund të themi se vazhdimësia e rezultateve të ekipit të Conte këtë sezon ka qenë e shkëlqyer.

Por nëse fansat zikaltër në Milano momentalisht ndihen të kënaqur me skuadrën e tyre, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fansat kuqezi. Milan është në krizë dhe ndryshimi i trajnerit nuk ka sjellë ende impaktin  që pritej.

Barazimi i fundit me Napoli mund të shihet si një rezultat pozitiv, por skuadra e Pioli duhet të shkojë përtej barazimit në 3 ndeshjet e ardhshme ku përballjet me Parma, Bologna dhe Sassuolo duken të thjeshta, të paktën në letër.

Zona Champions duket mision i pamundur për Milan këtë sezon, por nëse në vijim gjejnë një vazhdimësi rezultatesh të mira mund të arrijnë vendin e 5-të ose të 6, të cilat kampionati Italian i dërgon në Europa League.

Në këto 13 ndeshje të luajtura Juventus ka pasur një rival të denjë si Inter në krye të renditjes dhe duket se ky duel mund të vazhdojë deri në fund të sezonit.

Nëse dhe Milan do të ishte në nivel të lartë, trioja klasike e Serie A do të plotësohej, por këtë sezon kuqezinjtë janë shumë larg. Megjithatë cdo futbolldashës i pa-anshëm do të dëshironte ta shihte Milan të rikthehej në lavdinë e dikurshme, pasi kampionati italian do tëhej edhe më spektakolar..

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll