Connect with us

Futboll

Ligue 1: PSG marshon në krye

ligue 1

Kampionët e Paris Saint-Germain ecin konfidentë në rrugën drejt titullit kampion. Parizienët ia dolën të shënonin një tjetër fitore në Ligue 1, kësaj rradhe duke mundur me përmbysje skuadrën e Montpellier. Neymar, Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi gjetën të gjithë rrugën e rrjetës brenda 8 minutave, pasi Pedro i skuadrës kundërshtare la ekipin e tij me 10 lojtarë në minutën e 72’.

Ishin në fakt vendasit e Montpellier që surprizuan kampionët e PSG, duke përfituar nga një autogol i Leandro Paredes në minutën e 41’ dhe duke kaluar kështu në avantazh.

Dhe në fakt Montpellier do të mbante për një kohë të gjatë avantazhin, deri në episodin që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Pikërisht në minutën e 72’, Pedro Mendes merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Një avantazh i tillë nuk kishte sesi të mos shfrytëzohej nga Neymar me shokë, që vetëm dy minuta më vonë hapën serinë e golave. 

Ishte pikërisht Neymar që barazoi shifrat për PSG në minutën e 74’ me një goditje dënimi fantastike. Vetëm dy minuta më vonë në të 76’-ën talenti Kylian Mbappe dyfishoi shifrat duke kaluar skuadrën nga Parisi në avantazh.

Për t’i kompletuar gjërat në mënyrën më të mirë mendoi Mauro Icardi, i cili shfrytëzoi në mënyrë perfekte një krosim nga Mbappe dhe me të parën futi topin për herë të tretë në rrjetë. Goli i Icardit në minutën e 81’ do ti vinte kapakun ndeshjes, duke fiksuar kështu shifrat 1-3 në favor të PSG.

 Skuadra e Thomas Tuchel mban vendin e parë në Ligue 1, me një diferencë prej 8 pikësh nga ndjekësit më të afërt të Marseille.

Gara për titull nuk mund të quhet kurrsesi e mbyllur, por forma e PSG dhe talenti i Neymar, Mbappe, Icardi dhe jo vetëm, u jep parizienëve avantazhin mbi çdo skuadër tjetër në Ligue 1.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll