Connect with us

Futboll

Ronaldo sfidon ligjet e gravitetit

juventus

Kur vjen fjala te Cristiano Ronaldo jemi mësuar të shikojmë spektakël dhe gola fantastikë nga këmbët e portugezit. Edhe kësaj rradhe CR7, tashmë 34 vjeç, ka mahnitur përsëri fansat me golin e shënuar ndaj Sampdorias në Serie A.

Ishte minuta e 45’ e ndeshjes kur Alex Sandro për Juventus, kroson në zonën e Sampdorias. Topi i tij pritet nga Ronaldo i cili me një kërcim prej 72 cm, ngrihet në lartësinë 2.56m nga toka dhe shënon me kokë. Supergoli i portugezit do të vuloste dhe rezultatin e ndeshjes, 2-1 në favor të Juventinëve.

Pas përfundimit të sfidës nuk mund të mungonin komentet për perlën e Cristiano Ronaldos. “Ronaldo qëndroi në ajër pafundësisht.”, komentoi trajneri i Juventus, Maurizio Sarri.

Disa fjalë për golin kishte dhe legjenda italiane Claudio Ranieri, trajner i Sampdorias: “Ronaldo bëri diçka që e sheh vetëm në NBA, ai qëndroi në ajër për një orë e gjysmë !”

Vet Cristano u shpreh i lumtur për golin e tij por edhe më i kënaqur që pati mundësinë t’i jepte një tjetër 3 pikësh Juventus në garën për titull. Një fitore mjaft e nevojshme për skuadrën nga Torino, pasi Interi i Contes është vetëm një hap larg me një ndeshje më pak për të luajtur.

Megjithëse goli i Ronaldos vodhi të gjithë vëmendjen e fansave dhe medias, protagonist i ndeshjes ishte dhe legjenda e portës Gianluigi Buffon. Legjenda italiane barazoi rekordin e Paolo Maldinit për më shumë paraqitje në Serie A, plot 647.

Sipas të gjitha gjasave, Buffon do të tejkalojë Maldinin me të paktën një ndeshje, duke mbajtur kështu rekordin absolut për numrin e paraqitjeve në elitën e futbollit italian.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll